Ministri i Brendshёm i Rumanisё jep dorёheqjen | Evropa | DW | 31.07.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Evropa

Ministri i Brendshёm i Rumanisё jep dorёheqjen

Vetёm gjashtё ditё nё detyrё dhe ministri i Brendshёm i Rumanisё Nicolae Moga jep dorёheqjen. Arsyeja: presioni publik pas vrasjes sё njё 15 vjeҁareje.

Pas vetёm njё jave nё detyrё vendosa tё jap dorёheqjen, pёr "tё mbrojtur reputacionin e ministrisё", deklaroi Nicolae Moga. Reputacioni i ministrisё ёshtё "tronditur rёndё" prej "veprimit tё dobёt" tё bashkёpunёtorёve tё tij lidhur me rastin, deklaroi ai.

15 vjeҁarja Alexandra u zhduk tё mёrkurёn (24.07) e javёs sё kaluar, teksa pёrpiqej pёrmes auto-stopeve tё mbёrrinte nё vendbanimin e saj Dobrosloveni, nё jug tё vendit. Tё enjten ajo i pati telefonuar urgjencës dhe policisё, pёr t'i komunikuar tё dhёna pёr vendin, ku atё e kishte marrё njё shofer.

Nё pritje deri nё tё gdhirё

Vetёm pas dymbёdhjetё orёsh telefonata tё pashpresa policia mbёrriti nё Caracal, ku ishte mbajtur vajza e re. Ndonёse nё raste tё tilla emergjenca nuk janё tё nevojshme urdhёrat pёr kontroll, hetuesit aplikuan pёr njё tё tillё  dhe pritёn deri nё tё gdhirё, pёrpara se tё hynin nё shtёpi.

Tё premten (26.07) policia arrestoi njё 65 vjeҁar, i cili pranoi se kishte vrarё Alexandran dhe njё grua tjetёr. Nё mediat rumune spekulohet, se dy viktimat me gjasё mund tё jenё gjallё dhe u janё dorёzuar tutorёve.

Ky rast u bё shkak pёr kritika masive ndaj autoriteteve. Nё fundjavё nё kryeqytetin, Bukuresht, mijёra vetё protestuan nё rrugё. Edhe presidenti Klaus Iohannis dhe kryeministrja Viorica Dancila i akuzuan hetuesit pёr dёshtim.

jj/uh (dpa, afp)