Ministri gjerman i mbrojtjes Shtruk paralajmëroi atentate të reja kundër ISAF | Gjermania | DW | 02.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ministri gjerman i mbrojtjes Shtruk paralajmëroi atentate të reja kundër ISAF

Në Hindokush gjendja mbetet edhe më tej e rrezikshme. Ministri gjerman i Mbrojtjes Peter Shtruk, të shtunën vizitoi ushtarët gjermanë në veri të Afganistanit dhe paralajmëroi për mundësinë e atentateve të reja kundër trupës mbrojtëse ndërkombëtare. Rreziku ekziston edhe në Kundus. Aktualisht në këtë provincë janë angazhaur 230 ushtarë dhe 25 ndihmës të shoqatave humanitire. Numri i tyre do të rritet edhe në të ardhmën. Kado që të shkosh fëmnijët të përshëndesin me dorë me fytyra të gëzaura dhe miqsore. Kjo është shenjë se ushtarët gjermanë janë të mirëpritur në Kundus. Kjo së paku mund të thuhet nga përshtypja e rrugës. Duart që përshëndesin janë të qeta, por kjo nuk mund të thuhet për situatën që zotëron atje. Cfarë bëjnë ushtarët gjermanë në një çoshe të largët të Afganistanit. Kjo pyetje shtrohet posa të kalosh nëpër rrugën që shpie në kampin e ushtarëve gjermane. Pista plotë gropa ruhet nga ushtarë afganë, të cilat janë nën urdhërat e Muhamed Dautit, njëri nga njerëzit me më ndikim në Kundus. Është ushtria priovate e ministrit afgan Fahim ajo e cila ka nën urdhëra ushtarët e Dautit. Në rast nevoje ai mund të mobilizojë 30.000 ushtarë, kurse përballë tyre, ushtarët gjermanë të lënë përshtypjen e një trupe vetëm që ndihmon. Sigurisht oficeri afgan nuk ka qenë i entuziazmuar kur ka dëgjuar se ushtërët gjermanë do të stacionohen në zonën ku ai ushtron ndikimin e tij. Për gjermanët në anën tjetër është e qartë se pa pajtimin e Dautit, ata nuk mund të ndërmarrin asgjë që i prek në çështje të pushtetit në Kundus. Ushtria gjermane përpiqet shprehimisht për stabilitet në rajon. Por, rreziku është tejet real që ushtarët gjermanë të instrumentalizohen nga pushtetarët provincialë siç është Muhamed Dauti. Së paku mund të nënvizohet një përpjekje: ushtarët gjermën do të duhehj të luftonin kontrabandën e drogës në rajon, kërkuan zyrtarët afaganë. Por, kjo do të ishte një rrezik i përditshëm dhe kjo është ekzaminuar nga komandantët gjermanë të cilët janë përgjigjur me diplomaci. Për fat të mirë muaji i parë në Kundus ka shkuar mirë. Megjithatë, ushtërë gjermanë janë cak potencial për ata që janë kundër bërjes së ligjit, demokracisë dhe zgjedhjeve të lira. Relizimi projekteve të cilët ushtria gjermane me praninë e saj po i relaizon janë padyshim në funksion të ndihmës, por për një angazhimin e ushtrisë gjermane në veri nuk mund të jetë arsyetim i mjaftueshëm ky. Angazhimi i ushtrisë gjermne në perspektivë afatgjate në Kondus do të përligjej vetën nëse qeveria afgane e dalur nga zgjedhje të lira do të arrinte të ushtronte pushtetin e vet në Kundus. Nëse kjo do t´i shkojë për dorë mbetet të shihet.
  • Data 02.02.2004
  • Autor Nina Verkhojzer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7n
  • Data 02.02.2004
  • Autor Nina Verkhojzer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7n