1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministri gjerman i mbrojtjes, Jung viziton trupat gjermane në Xhibut

25 Shtator 2006
https://p.dw.com/p/AqoW
Ministri gjerman i mbrojtjes, Jung
Ministri gjerman i mbrojtjes, JungFotografi: AP

Ministri gjerman i mbrojtjes Franc Jozef Jung viziton sot trupat në shtetin e vogël të Xhibutit. Gjatë ditës ai do të vizitojë 330 ushtarët gjermanë të marrin pjesë në misionin antiterror "Enduring Freedom" të drejtuar nga SHBA në Kepin e Afrikës. Pastaj ministri do të shkojë në Gabun dhe Kongo, për të vizituar ushtaret në mision EUFOR në Kongo.

Të martën ai takohet në Republikën Demokratike të Kongos me presidentin e vendit Josef Kabila dhe konkurrentin e tij Jean Pierre Bemba. Te dy do të ballafaqohen me 29 tetor në zgjedhjet e balotazhit. Votimet sigurohen nga ushtaret gjermanë. Jung mendon se misioni i tyre do të perfundojë me 30 tetor.