1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministrat e punës bien dakort për kohën e punës

Michael Becker10 Qershor 2008

Pas bisedimesh të gjata ministrat e punës së Bashkimit Evropian ranë dakort për linjat e përbashkëta orientuese për rregullimin e kohës së punës. Ato pritet të përmirësojnë kushtet e punës së miliona punonjësve.

https://p.dw.com/p/EHNs
Punonjvsit e Bosh në Stutgart demostrojnë për ruajtjen e 35 orëshit punë në javë
Punonjësit e Bosh në Stutgart demostrojnë për ruajtjen e 35 orëshit punë në javëFotografi: AP

U deshën vite të tëra derisa Bashkimi Evropian të binte dakort për linjat e përbashkëta të kohës së punës dhe për punëtorët që merren hua. Ministrat për cështjet sociale ndërmerrnin herë pas here nisma të reja, por më kot. Presidenca gjermane e BE-së para një viti nuk u morr fare me dosjen e kësaj cështjeje. Dhe fakti që tani u arrit papritur një marrëveshje, nuk është ndonjë lajm i mirë për punëmarrësit, sepse ai që ka shpresuar se me rregullat e reja evropiane do të përmirësohen kushtet e punës për punonjësit, ai do të zhgënjehet.

Liga Evropiane e Sindikatave thotë se kjo e gjitha është nje skandal politik. Në të ardhmen në të gjithë Bashkimin Evropian nuk do të vlejë 48 orëshi maksimal i orëve të punës në javë, në disa sektorë mund të punohet deri në 65 orë në jave, nëse kontratat e parashikojnë këtë.

Përjashtime mund të bëhen. Në fakt rregullat për të gjithë Bashkimin Evropian nuk janë kompakte. Në rastet e diskutueshëm, prioritet kanë kontratat nacionale të tarifave. Vecanërisht i rëndësishëm është rregulli i ri për punëtorët që merren me qera. Rregullat e reja të BE-së parashikojnë që punëtorët e marrë me qera të kenë që në ditën e parë të punës të njëjtat të drejta si punonjësit e përhershëm të ndërmarrjes, e cila i merr hua. Por edhe këtu lejohen përjashtimet, sipas marrëveshjeve në kontratat nacionale të tarifave.

Me fjalë të tjera, punëtorët që merren me qera do të vazhdojnë të trajtohen keq, sie bëhet në Gjermani. Ligjet e BE-së nuk kanë ndryshuar asgjë për këtë pikë. Në Gjermani ndodhen aktualisht 700.000 punëtorë të marrë me qera. Tendenca ëshët në rritje.

I rëndësishëm është kompromisi i BE-së për kohën e punës edhe për mjekët e spitaleve. Linjat e reja orientuese evropiane nuk arrin as sigurojë as atë që mjekët në Gjermani arritën pas humë vitesh luftë, kryesisht në shërbimet dezhurn. Ato shihen në Gjermani si kohë pune, edhe nëse mjeku ka mundësi që brenda kësaj kohe të flejë. Linjat e reja të BE-se dallojnë kohën aktive dhe pasive të punës, pra koha e pushimit nuk shihet si kohë pune.