Ministrat e brendëshëm të BE-së bien dakord për direktivat për integrimin e emigrantëve | Evropa | DW | 19.11.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ministrat e brendëshëm të BE-së bien dakord për direktivat për integrimin e emigrantëve

Vrasja e regjisorit holandez Teo van Gog dhe tensionet mes myslimanëve dhe të krishterëve në Holandë i kanë tronditur evropianët. Çështja, se ç´konseguenca do të nxirren nga kjo ishte në qendër të takimit të zhvilluar në Bruksel, ku u diskutua për integrimin si dhe për raportet me terrorizmin. Shtetet e BE-së ranë dakord për 11 parime themelore për integrimin e emigrantëve.

Emigrantë në Berlin

Emigrantë në Berlin

Në sfondin e shkallëzimeve të fundit të dhunës në Holandë shtrohet pyetja, se a ndodhen të befasuara autoritetet evropiane prej këtyre zhvillimeve të papritura? Sa i përket terrorizmit duhet theksuar, se mund të të ndodhë gjithnjë e papritura, nënvizoi i ngarkuari i BE-së për luftën kundër terrorizmit, Gijs de Vries. Policia dhe autoritetet e sigurimit qysh prej disa kohësh kanë vazhguar një radikalizim në radhët e islamistëve. Në një situatë të tillë është e rëndësishme që të të shkëmbehen të gjitha informacionet dhe përvojat, sepse kërcënimi i prek të gjithë. Në mbarë Evropën ne duhat ta kuptojmë, se nuk mund të përjashtohen sulmet terroriste. "Nuk ka asnjë vend anëtar që të thotë, se "ne nuk kemi probleme dhe nuk jemi të kërcënuar". Ne duhet që të bëjmë gjithcka është e mundur brenda hapësirës së kompetencave kombëtare për të bahskëpunuar në nivel ndërkombëtar. Ndërkohë po punohet si në nivel kombëtar edhe në atë ndërkombëtar, por në këtë drejtim duhet të punohet më intensivisht."

Me këtë zoti Vries ka parasysh që autoritet t´i transmetojnë më shpejt informacionet që posedojnë dhe që ato të bahskëpunojnë më shumë me vend etë treta në Veri të Afrikës, në Lindjen e Mesme dhe në Azinë Juglidnore. Por për hir të së vërtetës thekson ai më tej, qytetarët duhet ta kenë të qartë, se nuk mund të përjashtohet rreziku i sulmeve në tokën evropiane. "Për ne të gjithë është e rëndësishme që forcat e moderuara brenda shoqërive islamike të dalin hapur pro demokracisë, pro shkëmbimit të lirë të mendimit dhe pro lirisë në shoqërinë tonë evropiane. këto forca duhet të distancohen qartë nga dhuna."

Në këtë kontekst i ngarkuari i BE-së për luftën kundër terrorizmit rëndësi të vecantë i kushton edhe përpjekjeve pë rintegrimin në BE. Lidhur me këtë cështje ministrat përgjegjës të vendeve të BE-së ditën e premte ranë dakord për një katalog me 11 parime themelore lidhur me integrimin e emigrantëve. Në këtë katalog theksohet, se emigrantët duhet të pranojnë vlerat themelore të BE-së. Ato duhet të mësojnë gjuhën, historinë dhe të njohin institucionet e vendit të ri që kanë zgjedhur pë rtë jetuar. Emigrantët lejohen të vazhdojnë ushtrimin e besimit te tyre fetar, por këtë duhet ta bëjnë në harmoni me ligjet në fuqi të vendit përkatës.

Nga ana tjetë remigrantët duhet të kenë akses në shoqëri, në tregun e punës, në arsim si dhe të përfitojnë prej të mirave materiale dhe shërbimeve publike duke mos u diskriminuar. Qëllimi është në radhë të parë që emigrantët të marrin pjesë në procesin politik demokratik në nivel lokal dhe në shoqërinë civile.

Ministrja holandeze e integrimit Rita Verdonk, ndërkohë kryetare e këshillit të ministrave, deklaroi se kjo direktivë jo vetëm që do të cojë automatikisht drejt harmonizimit të poliitkës integruese të BE-së, por kjo do të vlejë edhe si një vizion evropian. Vendet anëtare janë të lira që ta formësojnë vet politikën e tyre brenda hapësirës së parimeve themelore të aprovuara bashkarisht.

Bazë e kësaj politike është reciprociteti. Kjo do të nënkupton detyrime te emigrantëve nga njëra anë për t´u integruar në mënyrë aktive në atdheun e ri, si dhe detyrimi i qytetarëve të këtyre vendeve për t´u mundësuar emigrantëve integrimin në shoqëri. Kjo duhet të zbatohet tani në të 25 vendet anëtare të BE-së.

  • Data 19.11.2004
  • Autor Barbara Vezel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArFm
  • Data 19.11.2004
  • Autor Barbara Vezel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArFm