1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE: Përpjekje për kompromis për Shqipërinë e Maqedoninë

26 Qershor 2018

Në takimin e ministrave të Evropës të BE është paraqitur për Shqipërinë një propozim kompromisi. Franca shihet si pengesa më e madhe për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

https://p.dw.com/p/30Jqa
Türkei Istanbul Michael Roth
Fotografi: Reuters/O. Oral

Para takimit të nivelit të lartë të BE, shtetet anëtare të BE po përpiqen të martën (26.06.) që të gjejnë një kompromis për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Për qeverinë gjermane, ministri i Shtetit Michael Roth bëri të ditur në takimin e ministrave të Evropës në Luksemburg se do të votojë për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Por sipas disa pjesëmarrësve, Franca dhe Holanda kanë ende rezerva.

Edhe nëse janë të nevojshme ende "përparime të mëdha thelbësore" në sundimin e ligjit, të demokracisë në luftë kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar, Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë "përparime për t'u shënuar", tha Roth. Maqedonia veç kësaj zgjidhi grindjen shumëvjeçare me Greqinë për emrin e shtetit të saj. Për BE "stabiliteti, paqja dhe demokracia në Ballkanin Perëndimor luajnë një rol vendimtar".

Roth u bëri thirrje Holandës dhe Francës që të "mos pengojnë një konsensus të nevojshëm". Si propozim kompromisi, sipas kësaj, u prezantua një "model me shkallë", i cili mban parasysh para së gjithash rezervat ndaj Shqipërisë. Sipas kësaj, pas marrjes së një vendimi në parim do të verifikohet edhe një herë, nëse janë plotësuar para nisjes së negociatave konkrete për fushat e para të negociatave "kushte" të caktuara.

Jean Asselborn, Außenminister Luxemburg
Jean AsselbornFotografi: DW/B. Wesel

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn tha se Franca është "problemi më i madh" tek vendet refuzuese. Ai paralajmëroi për rrezikun e mosmarrjes së vendimit. Ky do të ishte "një gabim politik".

Komisioni i BE e pati propozuar në prill hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ato do të zhvillohen me përfundim të hapur dhe do të zgjasin për shumë vjet. Kandidatët mund të bëhen anëtarë të BE vetëm kur t'i kenë plotësuar të gjitha standardet e BE. Të enjten, takimi i nivelit të lartë të BE do të vendosë për hapjen e negociatave të anëtarësimit; vendimi duhet të merret njëzëri.

Me një hap të ri për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, BE synon t'i kundërvihet edhe ndikimit në rritje të Rusisë dhe Kinës. Nga gjashtë shtetet ballkanike, negociata anëtarësimi zhvillohen vetëm me Serbinë dhe Malin e Zi.