Milososki: Maqedonia shembull se si etni të ndryshme mund ta perceptojnë një vend si atdheun e tyre | Ballkani | DW | 16.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Milososki: Maqedonia shembull se si etni të ndryshme mund ta perceptojnë një vend si atdheun e tyre

Ministri i jashtëm maqedonas, Antonio Milososki, i cili vizitoi sot Deutsche Welle-n u shpreh lidhur me planin Ahtisari, aspiratat e Maqedonisë për pranim në BE, domodoshmerinë e reformave dhe integrimin i të gjitha etnive në bazë të marrëveshejs së Ohrit

Ministri i jashtëm maqedonas, Antonio Milososki, me Intendantin e Deutsche Welles, Erik Bettermann

Ministri i jashtëm maqedonas, Antonio Milososki, me Intendantin e Deutsche Welles, Erik Bettermann

"Maqedonia është një shembull pozitiv në rajon, që etni të ndryshme mund ta perceptojnë vendin si atdheun e tyre. Për ne marrëveshja e Ohrit e 2001 është një arritje për të cilën jemi krenarë dhe ky është guri i themelit i shoqërisë sone, tha ministri i jashtëm i Maqedonisë Antonio Milososki para gazetarëve sot në DW. Milososki theksoi se: "koha e endrrave për shtetet e medha në Ballkan ka mbaruar, integrimi evropian kërkon të jetojmë së bashku." Ai e vlerëson marrëveshjen e Ohrit si sigurinë dhe garancinë për një shoqëri multietnike, për një shtet të mirë për të gjithë qytetaret.

Qeveria e Maqedonisë për vitin 2007 ka marrë tri herë më tepër mjete financiarë për perfshirjen e shqiptarëve dhe etnive të tjera në institucionet shteterore dhe në administratën publike. Ndersa në vitin 2000 përqindja e shqiptareve në administratën maqedonase ishte 11%, sot ajo është 17% dhe po punojmë për rritjen e kesaj përqindjeje edhe në diplomaci, u shpreh Milososki.

Planin e ndermjetesuesit të OKB-së Ahtisari për zgjidhjen e statusit të Kosovës qeveria e Maqedonisë e konsideron të pranueshem dhe vlereson se zgjidhja duhet arritur sa më parë.

"Maqedonia- tha Milososki- nuk është institucioni, apo shteti që do ta vendosë zgjidhjen perfundimtare, por ne besojmë, duke e parë çështjen me realizëm, se sa më gjatë të zgjasë kjo zgjidhje e problemit, aq më të medha rreziqet politikë dhe për sigurinë. Prandaj mendojmë se plani i Ahtisarit është një bazë e mirë për zgjidhjen perfundimtare të problemit të Kosovës dhe si Serbisë ashtu edhe Kosoves duhet t´i hapet perspektiva evropiane.

Në planin e ndermjetesuesit të OKB-së për statusin e Kosoves Ahtisari është parashkuar dhe percaktimi i vijes kufitare në mes Maqedonisë dhe Kosoves. Ministri i jashtëm Milososki e sheh kete zgjidhje të pranueshme për të dyja palet si për Prishtinën ashtu edhe për Shkupin.
"Besoj se është një zgjidhje e mirë, aktoret janë percaktuar, afati kohor dhe marrëveshja nderkombëtare e vendosur në vitin 2001. Prandaj mendoj se ekziston vullneti politik në Shkup dhe në Prishtinë për ta zgjidhur shpejt ketë ceshtje teknike."

Prioriteti kryesor i qeverisë së Maqedonisë mbetet integrimi në NATO dhe në BE. Ndryshe nga Turqia dhe Kroacia Maqedonia nuk ka një afat kohor për fillimin e bisedimeve. Maqedonia është e fejuar me Bashkimin që pret datën e martësës, u shpreh ai figurativisht. Por BE kerkon nga Maqedonia reforra të thella në drejtësi dhe në polici, në luftën kundër krimit të organizuar. Edhe zhvillimi ekonomik është në krye të agjendës së qeverisë. Reforma fiskale parashikon uljen e madhe të taksave deri në 10% në vitin 2008 për terheqjen e investoreve të huaj. Maqedonia është një vend me male të larta dhe me taksat më ulëta në Evropë, tha ministri.

Lidhur me debatin me Greqinë për ceshtjen e emrit ministri i jashtëm i Maqedonisë u shpreh, se njohja e emrit nuk përbën problem në planin nderkombetar, por në rafshin bilateral Shkup Athinë. Aty duhet gjetur zgjidhja e kompromisit, për të cilin Maqedonia sipas ministrit është e gatshme.

Milososki 31 vjecar, i cili para se të zgjidhej minister i jashtëm i Maqedonisë ka studjuar në Gjermani shkenca politike, është ministri më i ri i jashtëm në historinë e Maqeodnisë dhe ndoshta edhe të Evropës.

  • Data 16.02.2007
  • Autor Angjelina Verbica
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYU
  • Data 16.02.2007
  • Autor Angjelina Verbica
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYU
Reklamë