Millosheviç dhe Xhinxhiç - dy personalitete të kundërt | Ballkani | DW | 12.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Millosheviç dhe Xhinxhiç - dy personalitete të kundërt

Dje dhe sot në Serbi u shënuan përvjetorët e vdekjes së Sllobodan Millosheviqit dhe vrasjes së Zoran Xhinxhiç

Zoran Xhinxhiç

Zoran Xhinxhiç

Para një viti në qelinë e tij në Hagë u gjend trupi i pajetë i ish-diktatorit Sllobodan Millosheviç i cili akuzohej për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje - Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë. Ndërkohë që Zoran Xhinxhiç u vra para katër vitesh.


Sllobodan Millosheviç dhe Zoran Xhinxhiç ishin dy personalite krejtësisht të kundërta. Ylli i Millosheviçit shndriti në Kosovë nga mesi i viteve 80-ta, kur ai shfrytëzoi pakënaqësinë serbe për të fluturuar në krahët e nacionalizimit. Në tubimin e Gazimestanit në vitin 1989 Millosheviçi shpalli hapur qëllimet e tij për bashkimin e të gjitha trojeve të banuara me serbë, madje edhe me luftë.

Millosheviqi konsiderohej ndër fajtorët kryesorë për fillimin e luftërave në Slloveni, Kroaci, Bosnje - Hercegovinë e më në fund edhe në Kosovë, të cilat rezultuan me më shumë se 250.000 të vrarë, qindra mijëra të plagosur dhe me miliona të zhvendosur. Në shtator të vitit 2000, Millosheviçi humbi zgjedhjet presidenciale në Serbi, prej Vojisllav Koshtunicës, i cili ishte kandiduar në emër të 18 partive politike të opozitës demokratike, DOS. Personaliteti më i fuqishëm në këtë koalicion megjithatë ishte, kryetari i Partisë Demokratike Zoran Xhinxhiç, i cili pas zgjedhjeve parlamentare mori postin e kryeministrit të Serbisë.

Shumë shpejt, Xhinxhiç vendosi ta arrestojë Millosheviçin dhe ta dërgojë në Tribunalin e Hagës ku akuzohej për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje - Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë. Dorëzimi i tij në Hagë u bë pikërisht në përvjetorin e betejës së Kosovës, respektivisht në përvjetorin e fjalimit të tij në Gazimestan, të cilën serbët e festojnë si ditën e Vidovdanit. Procesi kundër Millosheviçit në Hagë zgjati më shumë se katër vjet, dhe pikërisht në kohën kur pritej përfundimi dhe shqiptimi i dënimit, Millosheviqi me 11 mars të vitit 2006 vdiq në qelinë e tij në Hagë.

Shumë politikanë dhe analistë paralajmërojnë sot se Serbia ende nuk
është shkëputur nga pasojat e politikës së Millosheviqit. Zoran Xhinxhiç përpiqej ta bënte këtë shkëputje. Përpiqej të çrrënjoste strukturat e kriminalizuara në politikë, ekonomi, ushtri, polici dhe të gjitha sferat tjera. Xhinxhiç nuk përballej vetëm me rezistencën e këtyre strukturave por edhe me kundërshtarët në radhët e partive në koalicion, në radhë të parë me presidentin e atëhershëm Vojisllav Koshtunica. Xhinxhiç në fund e pagoi me jetën e tij me kokë vendosmërinë e vet për të luftutar strukturat krimianel dhe mafian. U vra para katër vitesh, me 12 mars. Procesi kundër vrasësve të tij po vazhdon ende.

  • Data 12.03.2007
  • Autor Bahri Cani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXl
  • Data 12.03.2007
  • Autor Bahri Cani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXl
Reklamë