Milicët e Bembas fillojnë të tërhiqen nga kryeqyteti Kinshasa | Bota | DW | 24.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Milicët e Bembas fillojnë të tërhiqen nga kryeqyteti Kinshasa

Pas trazirave të rënda në kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos Kinshasa, presidenti Jozef Kabila i ka dhënë një ultimatum konkurentit të tij Zhan Pierre Bemba që deri të premten në mbrëmje të tërheq milicët e tij nga kryeqyteti.

Zhan- Pierre Bemba

Zhan- Pierre Bemba

Menjëhërë një ditë pas kërkesës së Kabilës rreth 50 ithtarë të armatosur të Zhan Pierre Bembas janë larguar nga kryeqyteti Kinshasa dhe kanë kaluar në Maluku i cili shtrihet rreth 80 kilometra larg kryeqytetit. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës partiake të Bembas, Thomas Luhaka konfirmoi:

"Ky ishte vendim personal i Bembas. Për shkak të përleshjeve mbi rezultatin e zgjedhjeve Bemba ka vendosur se do të jetë më mirë nëse tërheq ushtrinë e tij në Maluku, jashtë kryeqytetit Kinshasa. Kishte vetëm disa probleme koordinimi për tërheqjen e trupave. Por ky ishte plani i Bembas. Dhe ne ishim shumë të çudutir kur dëgjuam urdhërinë nga presidenti sikur kjo të ishte një ide e tij", sqaron Luhaka.

Kabila kërcënoi të mërkurën se do të angazhoj ushtrinë kongoleze kundër milicëve të Bembas nëse ata deri të premten nuk do të largohen vetm nga qyteti. Ata ishin përfshirë në luftimet e ashëpra që u zhvilluan në Gjykatën e Lartë në Kinshasa, ku gjykatësit aktualisht po shqyrtojnë ankesën e Bembas për rezultatin e zgjedhjeve. Në zgjedhjet e balotazhit të zhvilluar në fund të tetorit sipas të dhënave zyrtare Bemba ka fituar 42 përqind të votave ndërsa presdineti Kabila 58 përqind.

Ultimatumi drejtuar milicëve të Bembas është urdhëri i parë që prej rizgjedhjes së Kabiles për president. Zëdhënësi i tij Kudura Kasongo:

"Sipas pikëmpamjes së presidentit kjo është rruga e vetme për rivendosjen e sigurisë. Qytetarët duan siguri. Ata të cilët po shkaktojnë përleshje janë ushtarë të Bembas. Andaj është gjë e mirë që ata të largohen nga kryqyteti në mënyrë që njerëzit të jetojnë dhe punojnë në paqe", tha Kasongo.

Ndërkohë që vëzhguesit ndërkombëtar zgjedhjet e balotazhit i kanë vlerësuar si korrekte dhe transparente, përfaqësuesit e Aleacës së Bembas flasin edhe më tej për mashtrime në zgjedhje. Ata kanë paralajmëruar se do të ofrojnë për këtë edhe dëshmi. Sekretari i përgjithshëm Luhaka theksoi se partia e tij do të ndjek rrugën legale dhe refuzon çfardo lloj dhune.

Nga ana tjetër diplomatët e huaj provojnë të evitojnë luftimet e reja. Ministri i jashtëm gjerman Frank-Valter Shtajnmajer kërkoi nga të dyja palët që të heqin dorë nga dhuna dhe të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.
Gjykata e lartë ka kohë deri më 30 nëntor që të vendos për ankesën e parashtruar nga Bemba.

Kjo është edhe dita kur zyrtarisht përfundon misioni i trupave evropiane në Kongo. Zëdhënsi i EUFOR-it Thierry Fusalba megjithatë paralajmëroi se ushtarët evropian do të qëndrojnë në Kongo deri në mes të dhjetorit.

Ndërkohë përfaqësues qeveritar të Kongos kanë kërkuar nga truapt e huaja të BE-së dhe Kombeve të Bashkuara që të çarmatosin ithtarët e Bembas. Megjithatë kjo është refuzuar nga zëdhënësi i EUFOR-it Fusalba:

"Unë kam theksuar se ata nuk janë milicë por bëhet fjalë për trupa mbrojtëse të cilat i janë premtuar Bembas me marrëveshjen paqësore. Andaj ato duhet të integrohen në ushtrinë qeveritare. Nuk është problem çarmatosja e tyre por ndoshta numri i tyre i madh", tha Fusalba.

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara ish-lideri i rrebelëve Bemba ka një ushtri private me rreth 600 luftëtarë - por si zëvendëspresident ai ka të drejtë të ketë vetëm 100 truproje.

  • Data 24.11.2006
  • Autor Maja Drajer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArK3
  • Data 24.11.2006
  • Autor Maja Drajer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArK3
Reklamë