1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Miliarda për Afganistanin

Holger Senzel1 Shkurt 2006

Konferencë ndërkombëtare në Londër. "Bota e ndihmon edhe më tej Afganistanin" ky është mesazhi i konferencës

https://p.dw.com/p/Aqr2
Konferenca donatore në Londër
Konferenca donatore në LondërFotografi: AP

Bashkësia ndërkombëtare sipas ministres gjermane për zhvillim, Heidemarie Wiezoreck-Zeul do t'a mbështesë rindërtimin e Afganistanit së paku edhe një dhjetëvjeçar. "Kjo është një perspektivë, që është realiste", tha ministrja të mërkurën para gazetarëve në kuadër të konferencës për Afganistanin në Londër.

Gjermania sipas SHBA-ve, Japonisë dhe Britanisë së Madhe është donatori i katërt për nga rëndësia për Afganistanin. Për pesë vitet e ardhshme Gjermania ka premtuar ndihma prej 400 milionë eurosh. "Ne kemi arritur shumë", tha me krenari presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai dhe në Londër nuk pati asnjë që desh të kundershtonte, nga të 70 vendet, që kanë mbështetur me ndihma miliardëshe keto suksese. Katër vjet pas rrëzimit të talibanëve Afganistani ka kushtetutë, president, gratë mund të studjojnë. "Kjo duhej të na motivonte për sfidat që kemi para nesh", bëri apel kryeministri britanik Toni Blair.

Rruga deri në një demokraci të qëndrueshme është akoma e gjatë dhe e përpjetë, nuk është sprint, por maratonë. Mungon çdo gjë, rryma elektrike, rrugët, struktura. Do të kushtojë shumë para, për të ndertuar të gjitha këto gjera dhe të 70 vendet donatore janë të gatshme që të investojnë disa miliardë të tjerë. SHBA-të dhe Japonia japin shumicën e parave, të ndjekur nga Britania e Madhe dhe Gjermania. 160 milionë euro ka premtuar ministrja gjermane për ndihmën për vendet në zhvillim Heidemarie Wiezorek Zeul për Gjermaninë: "Psh kemi ndihmuar për të ringritur 230 shkolla fillore. Kemi ndihmuar, që dy milionë vetë në Kabul të furnizohen përsëri me ujë të pijshëm."
"Afghanistan compact" quhet plani për pesë vitet e ardhshme. Një ushtri e fortë prej 70 000 vetësh dhe një polici funksionuese duhen ndërtuar. Terrorizmi vazhdon të jetë kërcënimi më i madh për shumë suksese në Afganistanin prej 22 milionë banorësh. Edhe trupa mbrojtëse ndërkombëtare është sulmuar shpesh herë në javët e fundit, Gjermania përbën kontigjentin më të madh me 9 000 ushtarë gjermanë.

"Terroristët nuk e qeverisin vendin tonë më", tha presidenti Karsai, "por ata janë një kërcënim i madh. Nuk është fjala vetëm për sigurinë dhe pavarësinë e Afganistanit, që kercenohen nga terrorizmi. Kjo e keqe është armiku i paqes dhe i njerëzimit dhe mban fajin për masakrat ndaj të pafajshmëve në të gjithë botën."
Dhe pastaj janë fushat e mëdha me kanabis, lënda e parë për drogë. Afganistani është akoma prodhuesi më i madh në botë i opiumit. Me policinë vetëm nuk mund të fitohet lufta kunder drogës, fshatarëve u duhen dhënë si shpërblim mundësi të tjera të leverdisshme. Sepse askund në Afganistan nuk mund të fitohen kaq shumë para, sa me opium.

"Bota e ndihmon edhe më tej Afganistanin" ky është mesazhi i konferencës së Londres. N.q.se dështon rindertimi, ky do të ishte një sinjal katastrofal, për këtë janë të gjithë të një mendimi. Dhe prandaj edhe vendosmëria, për ta bërë Afganistanin një model suksesi. Eshtë një luftë, thotë Toni Blair, për liri, maturi dhe demokraci.
Me fjalë të tjera edhe në Hindukush bëhet fjalë për sigurinë e mbarë botës.