1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Milan, skuadra kampione e Champions League

Mimoza Cika Kelmendi24 Maj 2007

Ky është trofeu i shtatë për Milanin në historinë e tij dhe i treti që kur ky turne mori emrin Champions League

https://p.dw.com/p/AsIL
Lojtari Kaka i AC Milanit
Lojtari Kaka i AC MilanitFotografi: AP


Falë golave të Inzagit në finalen mes ekipit të Milanit dhe Liverpulit, e cila u luajt në stadiumin olimpik të Athinës, Milani është kampion i ri i Evropës. Skuadra italiane ka arritur të mposht Liverpulin me rezultatin 2:1.

Filipo Inzagi është treguar si një "mace e zezë" për anglezët, duke shënuar dy gola. Goli i parë i Milanit është shënuar në minutën e fundit të pjesës së parë, kur Pirlo ka goditur nga gjuajtja e lirë, kurse topin e ka devijuar Inzagi, duke e mashtruar edhe portierin Reina.

Ndërkohë që goli i dytë ka ardhur në minutën e 82-të, kur Kaka e ka shërbyer për mrekulli Inzagin në zonë, i cili iu shmang portierit Reina dhe pa ndonjë vështirësi të madhe tundi rrjetën e skuadrës angleze. Në minutën e 89-të liverpulasit kanë arritur ta ngushtojnë epërsinë, me golin e shënuar nga Dirk Kujt, por nuk kanë pasur kohë të barazojnë rezultatin, ashtu siç kishin bërë dy vjet më parë në Stamboll.