Mijëra vetë protestojnë në Gjermani kundër masave të qeverisë | Gjermania | DW | 17.05.2020
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Gjermania

Mijëra vetë protestojnë në Gjermani kundër masave të qeverisë

Në disa qytete të mëdha gjermane, protestuan mijëra njerëz kundër kufizimeve të jetës publike. Në disa vende, erdhën shumë më tepër pjesëmarrës sesa pritej.

Në Stuttgart, menjëherë pas fillimit të tubimit, u arrit  numri i aprovuar prej 5000 pjesëmarrësish. Edhe në Mynih, shumë më tepër njerëz se numri i lejuar prej 1 000 personave, donin të shkonin në Theresienwiese, ku zhvillohet çdo vit festa e famshme e birrës (Oktoberfest). Por policia e kishte bllokuar territorin, prandaj edhe njerëzit në fillim u radhitën rreth e përqark zonës së protestës, derisa i shpërndau policia. Protestuesit ishin në përgjithësi paqësorë dhe iu përmbajtën kushtit të vënë nga Bashkia e Mynihut për të ruajtur distancën prej 1,5 metrash. Protesta zgjati dy orë.

Deutschland Corona-Demo in Stuttgart (Getty Images/T. Lohnes)

Një nga akuzat e protestuesve ndaj qeverisë është shkelja e e të drejtave kryesore të garantuara me Ligjin Themeltar, i cili sipas këtij protestusi, është varrosur.

Në Stuttgart,demonstruesve iu caktua një sipërfaqe tjetër. Tubimi në kryeqytetin e landit Baden-Württemberg ishte regjistruar fillimisht për gjysmë milioni pjesëmarrës. Por qyteti e kufizoi numrin e pjesëmarrësve në 5000.

Tubime u zhvilluan edhe në qytete të tjera gjermane, si Berlin, Nuremberg, Leipzig, Bremen dhe Frankfurt. Në shumë vënde kishte edhe kundërprotesta. Në banderola shiheshin  mbishkrime si "Dinjiteti i njeriut është e mira më e madhe, jo shëndeti i tij", "Maskat nuk ndihmojnë kundër gënjeshtrave" ose "Stop vaksinimit". Kundër-demonstruesit thërrisnin: "Nuk ka të drejtë për propagandë naziste".

Deutschland Corona-Demo in Stuttgart (Getty Images/T. Lohnes)

Në Stuttgart pjesëmarrësve iu vu në dispozicion një sipërfaqe tjetër

Në Hamburg protestuan afro 200 njerëz kundër "rregullave të higjienës" dhe "vaksinimit me detyrim”, edhe pse vaksina kundër COVID-19 nuk ekziston ende. Autoritetet kishin aprovuar 50 pjesëmarrës. Shumë nga pjesëmarrësit nuk mbanin maska dhe nuk e respektuan distancën e kërkuar nga Bashkia.

Protestat kundër masave të qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit korona po zhvillohen tashmë prej disa javësh në Gjermani. Senatori i brendshëm i Berlinit, Andreas Geisel, kishte

Berlin Hygienedemo Anti Corona Maßnahmen Demonstration (picture-alliance/Geisler-Fotopress)

Protesta ne Berlin para Rajhstagut

paralajmëruar më parë nga agresiviteti i demonstruesve. Në një videomesazh në Twitter, ai kishte thënë se pjesëmarrësit janë një miks i rrezikshëm i përbërë prej ekstremistësh të dy poleve, si nga e majta dhe e djathta, nga përkrahës të teorive konspirative dhe kundërshtarë të vaksinimit. 

Shumë vëzhgues janë të shqetësuar se këto protesta mund  të shfrytëzohen nga djathtistët. Ministri Federal i Brendshëm Horst Seehofer i tha "Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung" se shumë njerëz aktualisht janë të shqetësuar për ekzistencën e tyre. Prandaj është e rëndësishme të veprohet sa më shpejt në mënyrë që në këto protesta të mos e vendosin tonin radikalët e krahut të djathtë dhe përqafuesit e teorive të konspiracionit."