Mihael Hayden - shef i ri i CIA-s? | Politika | DW | 09.05.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Mihael Hayden - shef i ri i CIA-s?

Presidenti amerikan Bush e ka propozuar gjeneralin e aviacionit ushtarak, Mihael Hajden si pasardhës për shefin e CIA-s që dha dorëheqjen, Porter Goss. Haydeni është aktualisht zëvendës i Drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Fshehtë, Xhon Negroponte

Mihael Hayden

Mihael Hayden

Presidenti Bush e propozoi gjeneralin e aviacionit ushtarak si shef të ri të CIA-s, megjithëse në fundjavë qenë shprehur kritika për pasardhësin potencial. Dhe kjo edhe në vetë partinë e Bushit. Kryetari republikan i Komisionit të Shërbimit të Fshehtë në Dhomën e Përfaqësuesve, Pete Hoekstra: "Besoj se ai është njeriu i gabuar, në vendin e gabuar dhe në një kohë të gabuar. Në këto kohë ne nuk duhet të kemi një ushtarak në krye të një autoriteti civil."

Bushi u përgjigj të hënën, me rastin e emërimit zyrtar të kandidatit të tij: "Mihael e njeh sektorin e shërbimit të fshehtë nga të gjitha palët. Ai i ka shfrytëzuar informacionet e shërbimeve të fshehta dhe i ka gjeneruar ato. Ai e ka mbikqyrur zhvillimin e mëtejshëm të spiunazhit tonë në plan njerëzor dhe teknik. Ai ka treguar se mund ta përshtasë punën e shërbimit të fshehtë me kërkesat e reja në luftën kundër terrorizmit. Ai është tamam njeriu i duhur për ta drejtuar CIA-n në këtë fazë kritike të historisë sonë."

61-vjecari Hayden ka me të vërtetë një karrierë të gjatë dhe bindëse në ushtrinë amerikane dhe në sektorin e shërbimit të fshehtë. Në kohën e luftës së ftohtë ai punonte si oficer ndërlidhës për shërbimet e fshehta në ambasadën amerikane në Sofia. Pastaj ai ishte zëvendëskomandant i forcave të armatosura amerikane dhe të OKB-së në Kore.

Kritika ndaj Haydenit aktivizohet në radhë të parë për shkak të rolit të tij si shef i National Security Agency, e cila është përgjegjëse edhe për kontrollin e diskutueshëm të telefonatave dhe të e-maileve në SHBA të adresantëve të dyshuar për terrorizëm në botën e jashtme. Haydeni e ka bashkëzhvilluar këtë program, i cili i bën bisht kalimit nëpër gjyqe dhe pas zbulimit të këtij programi vitin e kaluar, e ka mbrojtur energjikisht në medie dhe në kodrën e Kapitolit.

Haydeni nuk do të ishte ushtaraku i parë, që do të drejtonte zyrën e CIA-s. Por në një kohë që kritikët e emërimit të tij shohin një problem në këtë fakt, ka të tjerë, të cilët madje besojnë se ky ë shtë një plus. Kështu për shembull senatori me influencë amerikan Xhon McCain: "Gjenerali Hayden është një kandidat tepër i kualifikuar, të cilin e ka zgjedhur presidenti. Dhe unë shpresoj se ai do të konfirmohet në post, sepse ne jemi në luftë."

Haydeni vetë la të kuptohej gatishmëri për bashkëpunim për procedurën ndoshta të komplikuar të konfirmimit në post në senatin amerikan:

"Unë gëzohem, që të takohem me deputetë të kongresit gjatë procedurës së konfirmimit për t'i kuptuar edhe më mirë shqetësimet e tyre. Unë dua të bashkëpunoj me ta, për ta çuar përpara shërbimin e fshehtë."

Nëse Bushi do të arrijë që kandidatura e Haydenit të fitojë, atij si president me pak mbështetje në anketa kjo mund t'i jepte forcë të re. Lufta kundër terrorizmit ende konsiderohet si një nga anët e tija më të forta.

  • Data 09.05.2006
  • Autor D.Sheshkevic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqq4
  • Data 09.05.2006
  • Autor D.Sheshkevic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqq4