Migracioni në Evropë | Evropa | DW | 21.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Migracioni në Evropë

Gjithnjë e më tepër njerëz duan të vijnë në Evropë. Në tre dekadat e fundit në Bashkimin Evropian është shtuar shumë numri i migrantëve. Rreth 700 mijë migrantë legal dhe 500 mijë ilegal sipas vlerësimeve vijnë çdo vit në Bashkimin Evropi

Anije me refugjatë nga Afrika

Anije me refugjatë nga Afrika

Sipas pikëpamjes së deputetit liberal në Parlamentin Evropian Aleksander Alvaro migrimi i deritanishëm në Evropë ishte i rëndësishëm dhe mbetet esencial për Evropën edhe në të ardhmen.

"Nga pikëpamja jonë ky është një fenomen pozitiv. Shikuar historikisht migrimi ka sjellur në të gjitha rastet ringjalljen e një shoqërie, zbulimet e reja, përmirësimin e tregut të punës. Migrimi ka nxitur edhe shkëmbimin kulturor dhe teknologjik", thekson Alvaro.

Aleksander Alvaro dëshiron që të nxis edhe më tej migrimin për dhe brenda Evropës. Para së gjithash sipas vlerësimeve të tij për Evropën kjo paraqet një çështje esenciale për mbijetesë. Në 25 vitet e ardhshme numri i njerëzve të aftë për punë në Evropë do të bie për 20 milionë. Nga ana tjetër nevoja për fuqinë punëtore që sot është shumë e madhe. Sipas të dhënave të ekonomisë gjermane vetëm në Gjermani kërkohen rreth 200 mijë punëtorë në sektorët e farmacisë, makinerisë, medicinës dhe elektroteknikës. Një migrim i menaxhuar mirë është i nevojshëm oër Evropën mendon edhe Margret Sitzler këshilltare për migrim e shoqatave ekonomike:

"Ekonomia ka nevojë për fleksibilitet dhe asaj i nevojiten pikënisje joburokratike dhe pa probleme. Kjo për faktin se ajo dëshiron të angazhoj njerëz shumë të mirë. Dhe në vendet ku konjuktura është e lartë përshembull nevojiten shpejt shumë inxhinierë", sqaron Sitzler.

Për këtë nevojitet një politikë e përbashkët migrimi në Evropë. Kjo nuk ekziston aktualisht. Ashtu si më parë secili shtet ndjek politikën e tij, interesat nacionale. Pasojat para së gjithash janë humbjet e vendeve të punës dhe ngecja në zhvillim. Posaçërisht procedurat për marrjen e një leje të punës janë shpesh të komplikuara dhe zgjasin shumë gjatë. Pasojë: pasiguri për të gjithë pjesëmarrësitë. Migrantë potencialë dhe ndërrmarrjet e ndryshme tërhiqen të trembura. Andaj deputeti evropian Aleksander Alvaro angazhohet për një treg të pakufizuar evropian të punës. Për më shumë ai kërkon përmirësimin e statusit politik të migrantëve si dhe një politikë migrimi të koordinuar mirë evropiane:

"Përshembull nuk sjell asgjë nëse kërkoj të punësohem si mësues në Suedi ndërkohë që Suedia nuk ka nevojë për mësues. Por në këtë rast Suedia duhet të më thotë: ' shiko, në Danimarkë ndoshta ka nevojë për mësimdhënës apo për inxhinierë ka nevojë Franca'. Dhe nëse Franca thotë se për momentin nuk kemi nevojë për inxhinierë duhet të më tregoj se ndoshta tregu gjerman i punës ofron një shans të mirë. Pra ne duhet të përmirësojmë shkëmbimin e të dhënave", thotë Alvaro.

Ai nënvizon po ashtu se një politikë e përbashkët migrimi duhet të jetë në harmoni me politikën zhvilimore. Shkëmbimi duhet t'i shërbej si vendit që dërgon ashtu dhe atij që pranon fuqinë punëtore.

  • Data 21.06.2006
  • Autor Miriam Goetz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAq
  • Data 21.06.2006
  • Autor Miriam Goetz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAq