Micheline Calmy-Rey: Zvicra përkrahë pavarësinë e Kosovës | FOKUS | DW | 01.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Micheline Calmy-Rey: Zvicra përkrahë pavarësinë e Kosovës

Shefja e diplomacisë zvicerane Mishlin Kalmi-Rei (Micheline Calmy-Rey) po qëndron për një vizitë katër ditore në Kosovë. Të hënën ajo ka takuar zëvendshefin e UNMIK-ut Lari Rosin, presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, kryeministrin Kosumi dhe liderin e opozitës kosovare Hashim Thaçi. Në të gjitha takimet ministrja zvicerane ka konfirmuar se Zvicra përkrah pavarësinë e Kosvës me një mbikqyrje ndërkombëtare, duke shtuar se Kosova duhet të jetë një shtet multietnik me të drejeta për të gjitha minoritet që jetojnë këtu. Pavarësia tha ajo, është një proces që duhet të arrihet me përkrahejen ndërkombëtare dhe negociata me autoritetet e Beogradit. Qëndrimi i ministres së jashtme zvicerane është përs

Berni përkrahë pavarësinë e Kosovës

Berni përkrahë pavarësinë e Kosovës

hëndetur nga liderët politikë të Kosovës pa përjashtim.

Shefja e diplomacisë zvicerane, Mishlin Kalmi-Rei (Micheline Calmy-Rey) e cila po qëndron për një vizitë katërditore në Kosovë ka theksuar të hënën në Prishtinë se Zvicra përkrahë pavarësinë e Kosovës, e cila do të duhej të mbikqyrej ndërkombëtarisht. Këtë dekalaratë Minsitrja e jashtme zvicerane e ka bërë pas takimeve që ka pasur me përfaqësuesit politikë të institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare. Fillimisht Kalmi-Rei ka takur zëvendshefin e UNMIKut Lari Rosin, ndërsa pas takimit me presidentin Rugova ajo tha se i ka bërë të ditur zyrtarish presidentit qëndrimin e Zvicrës rreth statusit të Kosovës:

“Ne mendojmë se rikthimi i Kosovës nën sovranitetin e Serbisë është i pamundur dhe jorealist. Kosova duhet të evaulojë në një shtet të pavarur, që do të monitorohej nga bashkësia ndërkombëtare, por kjo duhet të arrihet edhe përmes negociatave me Beogradin” tha Mishlin Kalmi-Rei duke shtuar se “Kosova duhet të jetë një shtet multietnik me të drejta të barabarta për minoritetet por ku të respektohet edhe e drejta e popullit shumicë për vetvendosje.”

“Interesat e popullit të Kosovës janë edhe interesat e Zvicrës pasi në Zvicër jetojnë dhe punojnë rreth 200.000 kosovarë që përbëjnë 10 për qind të popullsisë së Kosovës” tha ministrja Kalmi-Rei.

Qëndrimi i shefës së diplomacisë zvicerane është përshëndetur nga presidenti i Kosovës dr. Ibrahim Rugova:

“Falenderova zonjën ministre për ndihmën që vendi i saj i ka dhënë Kosovës, para, gjatë dhe pas luftës, pasi Zvicra për shqiptarët ka qenë një shtëpi e dytë, ndërkohë që e falenderova edhe për prezencën ushtarake dhe civile tani në Kosovë. Biseduam për integrimin dhe mbrojtjen e minoriteteve dhe ne do të vazhdojmë në këtë plan, por edhe ky element lidhet me pavarësinë e Kosovës, sepse sa më parë që ta kemi pavarësinë do të kemi edhe integrimin e minoriteteve në shoqërinë tonë, kurse do të kemi edhe një zhvillim ekonomik më të madh.”

Pas takimit midis kryeministrit Kosumi dhe ministres Kalmi-Rei unë e pyeta kryeministrin Kosumi dhe shefen e diplomacisë zvicerane për mundësinë e njohjes unilaterale të pavarësisë së Kosovës nga Zvicra

“Ne biseduam edhe për bërjen e shtetit të Kosovës” tha kryeministri, duke shtuar se “nuk kërkuam të bëhej formalisht njohja e pavarësisë së Kosovës, sepse ende nuk jemi në atë fazë, mirëpo gjithësesi ndër pikat më të rëndësishme është formimi i shtetit të Kosovës, dhe folëm për mënyrën e shpejtimit të procesit të pavarësimit si kusht drejt integrimeve evropiane.”

Ndërkaq, Kalmi-Rei tha:

“Pavarësinë e Kosovës nuk mund ta kemi për një natë. Pavarësia është një proces dhe duhet të bëhet me përkrahje ndërkombëtare dhe jo unilaterale. Tani është koha që ajo të diskutohet, sepse ne mendojmë që moszgjidhja e statusit ka efekte negative këtu.” tha Kalmi-Rei duke u përgjigjur në pyetjen e DW-së.

Ministrja e jashtme zvicerane ka takuar edhe përfaqësuesin e opozitës Hashim Thaçi, kurse sonte bashkë me reth 200 ushtarë të Zvicrës që veprojnë në kuadër të KFOR-it do të kremtojnë ditën e kombëtare të Zvicrës.

Zvicra ndonëse vend neutral dhe pa ndonjë ndikim politik në skenën ndërkombëtare është vendi i parë evropian që përkrahë zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. Qëndrimin zyrtar për pavarësinë e Kosovës, Zvicar fillimisht e ka bërë të njohur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit me 27 maj 2005. Ndërkaq, të njëtin qëndrim Mishlin Kalmi-Rei e ka bërë të ditur edhe në Beograd gjatë një vizite të saj zyrtare para një muaji.

  • Data 01.08.2005
  • Autor Fadil GASHI, Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqjJ
  • Data 01.08.2005
  • Autor Fadil GASHI, Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqjJ