1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ballack Fußball D

7 Korrik 2010

Michael Ballack, kapiteni i kombëtares gjermane të futbollit, i cili ka qenë i lënduar, është larguar nga Afrika e Jugut para kohe. Philipp Lahm, pretendon të mbetet kapiten edhe pas përfundimit të Kampionatit Botëror.

https://p.dw.com/p/OCPT

Shoku ishte i madh para fillimit të Kampionatit Evropian. Vetë Michael Ballack-u, mesfushori kryesues dhe kapiteni i sprovuar i kombëtares gjermane hoqi dorë doli nga pjesëmarrja në Kampionatin Botëror, për shkak të lëndimeve që morri nga një kundërshtar në lojë. Një fatkeqësi kombëtare, që mund të çonte në skualifikimin e parakohshëm të ekipit gjerman, thoshin pak javë më parë skeptikët e futbollit dhe profetët e kombit.

Por gjithshka u zhvillua ndryshe. Për habi të shumë vetëve, Gjermania luajti me futboll të freskët dhe me kombinime të vlefshme për tu parë, me një kualitet që një ekip gjerman nuk e ka ofruar prej dekadash. Vakumi që pritej të krijohej prej mungesës së udhëheqësit të lojës, u mbush prej të tjerëve. Schweinsteiger dhe Lahm quhen luanët e rinj të ekipit. Ata pranohen pa probleme nga lojtarët e rinj, sepse ata janë pjesë e ekipit pa patur shkëlqimin e futbollistëve star, dhe arrijnë të bindin të tjerët me lojën që bëjnë.

Me Ballack-un ishte ndryshe. Ai ishte kapiteni i madh, loja e të cilit nuk vihej në pikëpyetje prej kërkujt. As prej lojtarëve dhe as prej trajnerëve. Kapiteni ishte përtej të gjitha kritikave, kështu dukej. Dhe kjo nuk përfundonte gjithnjë mirë. Pasojat ishin konflikte me Löw dhe lojtarët si Podolski, të cilin e bënte për një lekë para të gjithëve. Në përgjithësi lojtarët e rinj duhet të kenë marrë frymë lirisht kur Ballack-u hoqi dorë nga pjesëmarrja në Kampionatin Botëror. Atraktiviteti i tyre mori rrugën e shpërthimit pa u penguar. Kënaqësia në lojë dhe shpirti i përbashkët i ekipit janë garancitë e reja të fitores.

Daniel Scheschkewitz
Daniel ScheschkewitzFotografi: DW

Ndërkohë që Ballack-u shpesh e bënte lojën të ngadaltë dhe sipas llogarive të caktuara, tani tempoja dhe momentet e papritura janë kthyer në karakteristikat e reja të ekipit gjerman. Në vend të rregullit dhe udhëheqjes së ashpër ka shpërthyer kreativiteti i pazakontë. Apo ka dhe diçka tjetër në këtë mes?

Kudo sot sistemet më produktive janë kthyer sistemet me hierarki të rrafshët. A nuk i ka kaluar koha virtyteve të vjetra gjermane si disiplina dhe dëgjimi, që kërkoheshin nga Ballack-u? A nuk është kjo arsyeja pse ekipi gjerman është duke u pëlqyer më shumë në botë?

A mund të ndodhë që pas pesë ndeshjee në Kampionatin Botëror, Ballacku të jetë kthyer në njeri të huaj për ekipin, pjekuria e të cilit u përshpejtua në mungesë të tij? Me rezultatin që kërkush nuk derdh tani lotë për kapitenin që u largua para kohe nga kampionati?

Por si shumë gjëra të tjera në futboll edhe ky është spekullim. Mbase ekipi i rrahur në ndeshjen e gjysmëfinales mund të jetë mirënjohës për kthimin e udhëheqësit të lojës, Ballack-ut. Pas Kampionatit të humbur Botëror. Nëse arrihet të merret titulli, atëherë nuk mendohet se do të ketë vazhdim të erës së Ballack-ut. Kombëtarja gjermane 2010 e ka shkruar tashmë vetë historinë e futbollit.

Autor: Daniel Scheschkewitz

Redaktoi: Aida Cama