1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mesi i vitit 2011 vendimtar për Afganistanin

28 Janar 2010

Brown: Konferenca e Londrës shënon fillimin e procesit të tranzicionit në luftën kundër ekstremistëve në Afganistan

https://p.dw.com/p/LjCZ
Kryeministri britanik Gordon Brown, dhe presidenti afgan Hamid Karzai
Kryeministri britanik Gordon Brown, dhe presidenti afgan Hamid KarzaiFotografi: AP

Në fjalën para përfaqësuesve të rreth 70 vendeve në konferencën e Londrës për Afganistanin, Brown tha se popujt nga mbarë bota janë të vendosur të fitojnë luftën kundër terrorizmit global. "Të bashkuar në vendosmërinë tonë për të bërë atë që duhet për të mbështetur të gjithë ata që janë të vendosur për të ndërtuar një jetë më të sigurtë, me më tepër prosperitet dhe të lirë nga terrorizmi." - tha Braun. Kryeministri britanik Gordon Braun shprehu mbështetjen për zgjerimin e forcave afgane të sigurisë.

Në bisedimet e Londrës marrin pjesë edhe delegacionet nga Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Mali Zi si dhe Bosnja e Hercegovina. Delegacioni i Shqipërisë kryesohet nga ministri i Jashtëm Ilir Meta.

Strategjia e Karzait

Presidenti afgan, Hamid Karzai tha para fillimit të bisedimeve se forcave të sigurisë në Afganistan mund t'u nevojitet ndihma e huaj edhe deri për 15 vjet. Ai më vonë bëri të njohur planet për riintegrimin e talibanëve në shoqëri. Vendet donatore ofrojnë një fond ndihme për ata që braktisin forcat talibane. Një fond i tillë do të ndihmonte për riintegrimin e ish-talibanëve me premtime për punë, para dhe mbrojtje.

Afghanistan / Bundeswehr / ISAF
Fotografi: AP

Presidenti afgan Karzai tha në fjalimin e tij se qeverisja e mire dhe luftimi i korrupsionit do te jenë fokus kyç në planin e tij gjashtëpikësh të aksionit. Ndër propozimet më të rëndesishme të tij është krijimi i një trupe të jashtme mbikqyrëse të përbërë nga ekspertë nga mbarë bota.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun emëroi diplomatin e OKB-së, Steffan De Mistura, si përfaqsues të ri për Afganistanin. Ai vjen në këtë post në vend të kryesuesit të deritanishëm të misionit të Kombeve të Bashkuara në Kabul, Kai Eide.

Autor: Kimete Bytyçi
REdaktor: Pandeli Pani