Mesazhi i zgjedhjeve - Qeveria e kryeministrit Berisha duhet të japë dorëheqje | Ballkani | DW | 20.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Mesazhi i zgjedhjeve - Qeveria e kryeministrit Berisha duhet të japë dorëheqje

Deputeti demokrat Spartak Ngjela mendon se zgjedhjet lokale të 18 shkurtit tregojnë se populli nuk e mbështet qeverinë e kryeministrit Berisha. Kritik Ngjela është edhe ndaj opozitës

Duke dhënë votën

Duke dhënë votën



Deutsche Welle: Zoti Ngjela, zgjedhjet lokale per te cilat si qeveria ashtu edhe opozita premtuan se do te zhvilloheshin sipas standarteve nderkombetare dhe qe te dyja palet e sterzgjaten procesin per hir te arritjes se ketyre standarteve, u cilesuan zhgenjyese nga vezhguesit nderkombetare madje nje rast i humbur... sepse standartet nuk u arriten as pjeserisht. Pse ndodhi keshtu dhe jo ndryshe?

Spartak Ngjela: Arsyeja apo shkaku kryesor eshte mungesa e nje infrastrukture te rregullt zgjedhore ne Shqiperi dhe prandaj ne nuk kemi patur asnjehere zgjedhje te lira. Nga ana tjeter sot Shqiperia rezulton me nje klase te vjeter politike, me nje kenete. Mungesa e nje sistemi zgjedhor normal qe ka sjelle perhere manipulimin e zgjedhjeve nuk ka lejuar qe te qarkullojne elitat.

Deutsche Welle: Ku jane elitat atehere Zoti Ngjela?

Spartak Ngjela: Elitat jane rrugeve. Klasa politike eshte ne nje nivel qe nuk i pergjigjet intelektit te shqiptareve. Shkaku per mosngritjen e infrastruktures zgjedhore eshte pikerisht ky lidership i te dyja paleve, qeverise dhe opozites, te cilat duke menduar se mund te vijne ne pushtet aksidentalisht, sic kane edhe ardhur, te mos ikin prej tij duke manipulaur zgjedhjet. Ka ardhur koha qe kesaj historie t´i jepet fund.

Deutsche Welle: Dhe ne kete optike tuajen, Zoti Ngjela a dhane ndonje mesazh zgjedhjet lokale te 18 shkurtit, a folen qarte ato?

Spartak Ngjela: Zgjedhjet e lokale te 18 shkurtit treguan se palet ngaqe jane mosbesuese ndaj njera tjetere, ngaqe kane mjete finaciare te barabarta per nga sasia me njera tjetren,, kane trupa apo individe i mbrojten vete votat. Pati edhe tentativa per t´i vjedhur ato por votat u mbrojten prej vete atyre. Pati tentative nga te dyja krahet per t´i manipulaur ato sepse kjo eshter gjendja e rende ne te cilen ndodhet infrastruktura zgjedhore ne Shqiperi. Mospasja e nje infrastrukture te tille sjell perplasje dhe peshtjellim ne zgjedhje.

Deutsche Welle: Si mund te duilet nga kjo situate? Cili do te jete hapi i pare, nga duhet filluar, Zoti Ngjela?

Spartak Ngjela: Duhet te ndryshoje menjehere sensi i qeverisjes. Ne vend te kesaj qeverie te vije nje qeveri profesionale qe te kryeje te gjitha reformat. Brenda 6-7 muajve te perfundoje teresisht reformimi i infrastrukturtes zgjedhore: kodi zgjedhor, modalitet e brenshmr, organet qe duhet te marrin ne dore zgjedhjet. Shkurt, te gjithe refiormen ligjore, qe natyrish ka te beje edhe me reformen ne drejtesi. Qeveria aktuale ka deshtuar. Qeveria deshtoi ne kryerjen e zgjedhjeve duke garantuar voten e lire. Partai demokratike dhe aleatet e saj erdhen ne pushtet, mes te tjerash edhe per ndertimin e sistemit zgjerdhor modern. Ajo nuk e beri dot kete.

Deutsche Welle: Situata ekonomike eshte nje faktor i rendesishem per te cilesuar nje qeveri te suksesshme apo te deshtuar. Si do ta pershkruani ju situaten ekonomike ne Shqiperi, qe kur ajo qeveriset nga qeveria e djathte e Z. Berisha?

Spartak Ngjela: Gjendja ekonomike eshte e veshtire. Jemi ne nje krize te rende energjetike, qe do te shkoje duke u thelluar, me pasoja ne ekonomi. Kursimet kane rene shume. Qeveria nuk ka bere me shume se 20 perqind te investimeve te premtuara. Kjo do te thote peshtjellim dhe mungese te forces blerese ne treg duke goditur rende sidoms kursimet. Goditja e kursimeve kalon tek Bankat sepse dihet qe Bankat mbahen nga kursimet. Kapitali nuk ka akumuluar, individi nuk ka patur page, fitimet kane qene te ulta. Do te kemi peshtjellim bankar. Kjo qeveri nuk mund ta zgjidhe kete situate. Ka reformen e tregut dhe reformen zgjedhore. Duhet nje qeveri e permasave te tilla, qe te pakten te balancoje ceshtjet e tregut, te ule tensionet sociale dhe te beje reformen zgjedhore.

Deutsche Welle: Dhe kjo qeveri duhet te angazhohet per t´i kryer keto qe ju thoni apo si?

Spartak Ngjela: Jo, jo. Them qe kjo qeveri, qeveria aktuale e kryeministrit Berisha duhet te jape doreheqjen dhe e djathta te nxjerre nje qeveri te re, qofte edhe me huazime nga forca te tjera politike. Populli nuk e pranon kete qeverisje. Duhen lexuar zgjedhjet lokale te 18 shkurtit. Qeveria nga njera ane nuk garantoi dot proces zgjedhor normal, sepse u vonua ne kryerjen e reformes por, nga ana tjeter rezultatet tregojne se populli eshte kunder qeverise.



  • Data 20.02.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYO
  • Data 20.02.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYO
Reklamë