Mes tundimit të fitimit dhe interesave të pushtetit - Kriza rumune e koncernit WAZ dhe cilësia e medieve veropiano-lindore | Evropa | DW | 28.09.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Mes tundimit të fitimit dhe interesave të pushtetit - Kriza rumune e koncernit WAZ dhe cilësia e medieve veropiano-lindore

Koncernet mediaktike evropiano-perëndimore gjatë dhjetëvjecarit të shkuar e kanë zgjeruar sferën e influencës së tyre në Lindje dhe në shumicën e të Evropës Qendrore dhe Lindore ato dominojnë sot peizazhin mediatik. Botuesit gjermanë, austriakë dhe zvic eranë janë të interesuar për të poseduar sa më shumë në këtë treg. Por redaktorët e gazetës rumune "Romanya Libera" kanë dyshime ndaj motiveve të pronarit të koncernit gjerman WAZ (Westdeutsche Allgemine Zeitung). Ndërsa për koncenrin WAZ qëllimi kryesor është cilësia e medieve në vendet e reja anëetare dhe kandidatët për antarësim në BE.

Selia e koncernit mediatik WAZ në Esen

Selia e koncernit mediatik WAZ në Esen

Zemërata është akumluar prej kohësh. Ndaj së fundi redaktorët e së përditshmes rumune "Romanya Libera" e shprehën hapur zemërimin e tyre në selinë qendrore të koncernit WAZ në Esen. Ata akuzojnë shefat e shtëpisë botuese për ndërhyrje politike në përmbajtjen e gazetës. Madje kjo ndodh pikërisht tani pak para zgjedhjeve që zhvillohen në nëntor në Rumani. Gazeta "Romanya Libera" është kritike ndaj partisë socialdemokrate në pushtet dhe kritikon rregullisht politikanët e saj.

Shefat e shtëpisë botuese nën drejtimin e Bodo Hombah, socialdmeokrat dhe ish-ministër në zyrën e kancelarit Gerhard Shrëder, akuzohen prej redaktorëve si të anshëm dhe që mbajnë kontakte intensive me qeverinë rumune: "Na thonë që telefonata e ministrit të jashtëm Mircea Geoana me Bodo Hombah, i cili sapo kish biseduar me drejtorin e "Romanya Libera" Petre Mihai Bacanu, nuk ishte ndërhyrje. Madje sipas tyre kontaktet në këtë nivel janë mëse normale."WAZ hedh poshtë akuzat për ndërhyrje politike në përmbajtjen e gazetës. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë qëkurse WAZ posedon 50% të aksioneve të "Romanya Libera". Punonjësit e koncernit gjerman, thonë se po bëhen përpjekje për modernizimin e gazetës, kështu vë në dukje Bodo Zap, kryeredaktor i gazetës "Westfalenpost" dhe konsulent redaksional i grupit WAZ për Evropën Lindore. Ai sapo është kthyer nga Bukureshti dhe përgënjeshtron akuzat, sipas të cilave përfaqësuesit e koncernit kanë ushtruar presion ndaj redaksisë: "Nuk është absolutisht e vërtetë. Në prag të modernizimit ne jemi pëprjekur të mësojmë më shumë për gjendjen e gazetës dhe përmbajtjen e saj. Nëse në këtë kuadër jemi interesaur të dimë se c´përmbajtje kanë artikujt e botuar apo kemi pyetur nëse ka pasur artikuj të shpeshtë, atëherë kjo nuk është influencë por një procedurë mëse normale për të pasur një pasqyrë të gjendjes së gazetës."

Shtëpia botuese ka për qëllim të sigurojë të ardhmen e gazetës, sepse tirazhi i saj është në rënie të vazhdueshme. Ndaj synohet që në gazetë të ketë më shumë hapësirë për tema lifestyle dhe bulevardeske si dhe për anonca. Të gjitha këto duhet të zenë vend në një të përditshme që deri më sot ofron vetëm tema politike.

Pavarësisht se kush ka të drejtë në këtë grindje, ajo është një shembull për strategjinë e botuesve në Evropën Qendrore dhe Lindore. Kjo konfirmon dhe tendencën drejt përmbajtjeve më shumë bulevardeske dhe pllakative, pavarësisht nëse kemi të bëjmë me medie të shtypit apo elektronike. Me këtë botuesit synojnë të përmbushin interesat e tyre ekonomike, thekson Jo Groebel, drejtor i Institutit Evropian të Medieve: "Unë besoj, se cështja e madhe që shtrohet është, se nuk janë vetëm përfitimet ekonomike, edhe pse priotare, që mund të uleshin me trajtimin vetëm të temave politike, por ka edhe një tjetër fakt qendror që është vetë publiku. Duhet ta theksojmë që ka shumë njerëz që thonë, se nuk janë të interesuar për analiza politike që u shkojnë gjërave deri në detaje, por duan që të plotësojnë edhe kënaqësitë e tyre. Asnjë botues nuk është kaq idealist sa të pranojë humbjet në biznes, vetëm e vetëm që të ofrojë informacione të vlefshme politike."

Nëse do të ndodhte kështu do të kishin koniukturë vetëm opinionet populiste dhe botuesit do ta intensifikonin vëmendjen në këtë drejtim, sepse kjo ofertë do të shitej më mirë. Por në një rast të tillë redaksitë do të ndodheshin nën presion nga ana tjetër, pra nga politika. Një gjë e tillë ndodh në të gjitha vendet e Evropës Qendrore e jo vetëm në Rumani. Në Hungari p.sh. janë hequr nga programi gazetarët kritikë të televizioneve madje nëpër redaksi është dërguar edhe policia financiare, thotë Groebel:
"Sigurisht që sot ne mendojmë se kemi shtyp të lirë, por në nuancë, në detaje, vazhdojmë të jetojnë reflekset e vjetra. Të paktën mediet ndaj të cilave ekziston aksesi i drejtpërdrejtë duhet të raportojnë konfrom qeverisë. Reflekset për të reaguar me sanskione direkte ndaj kritikës vazhdojnë të jenë të forta. Kjo është një dilemë në Evropën Qendrore dhe Lindore, ku vazhdojnë të jenë të gjalla reflekset e strukturave të vjetra politike, pavarësisht se qeveria sot është një tjetër.2

Edhe në Rumani elitat politike i kanë mbijetuar pothuajse pa u dëmtuar ndryshimit të sistemeve. Ndaj një gazetë si "Romanya Libera", që ka përballuar mbi 700 padi, është shumë e ndjeshme ndaj cdo lloj influence.

Botuesit duan të sigurojnë para së gjithash mbijetesën ekonomike të gazetave. Megjithatë sipas mendimit të ekspertit të medieve paralelisht duhet të zhvillohet edhe kultura gazetareske. Por në tregjet ekonomike jashtëzakonisht të vështira të Evropës Qendrore dhe Lindore aktualisht kanë prioritet ineteresat ekonomike, madje edhe atëherë kur si në rastin e koncernit WAZ ato u shkojnë përshtat interesave politike.


  • Data 28.09.2004
  • Autor Kristiane Hofman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArGN
  • Data 28.09.2004
  • Autor Kristiane Hofman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArGN