Merr fund tërheqja nga territoret e Rripit të Gazës - Abazi kërkon zbatimin e zgjidhjes së dy shteteve | Bota | DW | 21.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Merr fund tërheqja nga territoret e Rripit të Gazës - Abazi kërkon zbatimin e zgjidhjes së dy shteteve

Një javë pas fillimit të tërheqjes së kolonëve hebrej nga territoret e Rripit të Gazës vendbanimet pothuajse janë zbrazur plotësisht. Ndërkohë trupat izraelite kanë filluar të shkatërrojnë shtëpitë dhe më pas do të realizohet edhe tërheqja e trupave.

Tërheqja nga Rripi Gazës

Tërheqja nga Rripi Gazës

Të djelën në mëngjes sërish iu vu zjarri barrikadave, që kishin ngritur demonstruesit me goma makinash, pllaka druri dhe grumbuj kashte të vendosura përpara vendbanimit Katif. Ndërsa në mbrëmje u liruan tërësisht edhe tri vendbanimet hebreje të Rripit të Gazës pa hasur në rezistencë. Sot me evakuimin e banorëve të Netzarimit, ngulimi i fundit nga 21 syresh në Gazë merr fund tërheqja e kolonëve hebrej. "Tërheqja deri tani ka pasur një rjedhë pozitive", këtë bilanc nxorri një zëdhënës i ushtrisë. Fillimisht ishin planifikuar tre javë për boshatisjen e vendbanimeve të Rripit të Gazës, nëse edhe gjatë ditës së sotme gjithçka do të shkojë sipas planit i gjithë aksioni mund të përfundojë në tetë ditë.

Rezistencë të fortë ushtria pret në dy ngulimet e kolonëve në Veri të Jordanit Perëndimor. Në këto zona tërheqja është planifikuar për të martën më 23 gusht deri të enjten më 25 gusht. Në Homesh dhe Ganur janë mbledhur banorët radikalë dhe disa prej tyre kërcënojnë me përdorimin e armëve.

Kryeministri Ariel Sharon pat përfshirë në planin e tërheqjes nga Rripi i Gazës edhe evakuimin e katër vendbanimeve të vogla në Jordanin Perëndimor. Ndërsa dy lagjet e mëdha të kolonëve në Jordanin Perëndimor ai nuk do t´i prekë.

Në disa prej ngulimeve të zbazura të Rripit të Gazës ushtria ka filluar të shkatërrojë shtëpitë. Në disa lagje madje ushtria ka vendosur llogore për të evituar depërtimin e parakohshëm të palestinezëve. Vetëm pasi të jenë shkatërruar të gjitha shtëpitë dhe të jenë hequr bazat ushtarake, ushtria izraelite do t´ia dorëzojë vendbanimet administratës autonome palestineze. Ka të ngjarë e i gjithë ky proces të zgjasë deri në tetor.

Sipas presidentit palestinez Mahmut Abaz SHBA do të ndihmojnë rindërtimin në Rripin e Gazës me një shumë prej rreth 80 milionë dollarëve. 50 milionë janë vënë në dispozicion për realizimin e projekteve për ndërtimin e shtëpive për palestinezët dhe për hapjen e vendeve të punës, ndërsa 30 milionë dollarë janë premtuar për sistemin e ujësjellësit, deklaroi Abaz pas një takimi me të dërguarin e SHBA David Velch në qytetin e Gazës. Presidenti palestinez shtoi, se tani synohet realizimi i zgjidhjes së propozuar nga presidenti i SHBA, Xhorxh Bush, për krijimin e dy shteteve. Shprehimisht Abaz theksoi: "Një shtet palestinez do të jetonte në paqe krah Izraelit." Kryeministri i Izraelit, Ariel Sharon ka theksuar, se tani e kanë radhën palestinezët, të cilët duhet të çarmatosin të gjitha grupet terroriste. Në me stë shtatorit Sharon dhe Abaz në kuadër të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork do të kërkojnë mbështetje ndërkombëtare.

  • Data 21.08.2005
  • Autor Ralf Borcherd
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOK
  • Data 21.08.2005
  • Autor Ralf Borcherd
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOK
Reklamë