1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkeli e sheh Evropën para një sprove historike

aud/stu/kle (afp, dpa, rtr)17 Shkurt 2016

Kancelarja Merkel u bëri thirrje para takimit të nivelit të lartë të BE për krizën e refugjatëve në Bruksel shteteve të BE që të bashkëpunojnë. Në deklaratën e saj qeveritare ajo i bëri të qarta prioritetet e saj.

https://p.dw.com/p/1HwxJ
Berlin Regierungserklärung Angela Merkel im Bundestag
Fotografi: Getty Images/AFP/A. Berry

Angela Merkel e sheh Evropën në çështjen e refugjatëve para një sprove historike. Këtë kancelarja e deklaroi në një deklaratë qeveritare në Bundestag, në lidhje me takimin e nivelit të lartë të BE. Në Bruksel do të diskutohet për faktin nëse në rrugën e tanishme, për të luftuar shkaqet e arratisë dhe për t'i mbrojtur kufijtë e jashtëm, është avancuar në atë masë, sa t'ia vlejë, që rruga të ndiqet edhe më tej.

Frenimi i migrimit ilegal në këtë mënyrë është parakusht që të pranohen kontigjentet legale të synuara të refugjatëve në Evropë. "Apo nëse duhet të heqim dorë dhe të mbyllim në vend të kësaj kufirin greko-maqedonas-bullgar - me të gjitha pasojat për Greqinë dhe për BE në tërësi", tha Merkel. "Kjo është situata e vlerësimit, për bilancin e ndërmjetëm, të cilin dua ta ndërmarrin pas mbledhjes së Këshillit". Për kontigjente takimi i nivelit të lartë nuk duhet të vendosë. "Ky do të ishte hapi i dytë përpara të parit."

"Objektivi ynë i përbashkët është që ta reduktojmë ndjeshëm dhe në mënyrë të qendrueshme numrin e refugjatëve, që të jemi në gjendje që të ndihmojmë në këtë mënyrë edhe më tej njerëzit që kanë nevojë për mbrojtje", tha më tej Merkeli. Për këtë duhet bashkëpunuar me Turqinë.

Rezistencë kundër Merkelit

Në takimin e shefave të shteteve dhe të qeverive të BE që do të nisë të enjten (18.02), në qendër të vëmendjes është kriza e refugjatëve. Merkeli angazhohet për një mënyrë të përbashkët veprimi të shteteve anëtare të BE dhe për një ndarje të drejtë të refugjatëve, por has me këtë në rezistencë.

Merkeli tha se BE do ta bënte veten "qesharak", nëse diskutonte për kontigjentet e pranimit të refugjatëve, për aq kohë sa nuk është zbatuar "as në fillimet e saj" shpërndarja për të cilën është rënë tashmë dakord e 160.000 refugjatëvëe nëpër shtetet anëtare.

Veç kësaj, në takimin e nivelit të lartë do të diskutohet për reformat që kërkon Britania e Madhe, me të cilat synohet të pengohet shkëputja e vendit nga BE. Merkeli i mbështeti në fjalimin e saj disa nga kërkesat e kryeministrit britanik, David Cameron dhe theksoi edhe njëherë interesin e saj, që Britania e Madhe të mbetet anëtare e BE. Kërkesa e Cameronit p.sh. që të shtohet aftësia konkurruese në BE nuk është vetëm "në interesin britanik", tha ai.

Merkeli tha se shumë nga kërkesat e kryeministrit britanik David Cameron janë të justifikuara dhe të kuptueshme. Këtu bën pjesë edhe kërkesa për të ndryshuar kontributet sociale për migrantët në BE. Çdo shtet i BE duhet të ketë të drejtë që ta mbrojë nga shpërdorimi sistemin e tij social. Megjithatë, vendimet bazë të BE për lëvizjen e lirë dhe për "jo-diskriminimin nuk duhet të vihen në diskutim", paralajmëroi kryetarja e CDU-së. "Këto dy parime nuk janë në dispozicion për ndryshim".