1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

191010 Deauville Gipfeltreffen

19 Tetor 2010

Gjermania dhe Franca i hapën rrugën vendosjes së sanksioneve më të ashpra kundër vendeve të BE-së që futen në borxhe të mëdha. Por nuk do të ketë sanksione automatike kundër mëkatarëve të deficiteve.

https://p.dw.com/p/PhQZ
Merkeli takohet me Sarkozinë dhe Medvedjevin në Deauville
Merkeli takohet me Sarkozinë dhe Medvedjevin në DeauvilleFotografi: AP

Nga dritaret e dhomave të tyre në hotelin e bukur Royal, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës Nikolas Sarkozy mund të shohin kanalin e Lamanshit. Megjithatë, vështrimin e parë politik ata të hënën pasdite (18.10.) e hodhën nga Luksemburgu, ku po këshilloheshin ministrat e Financave të BE-së. Kjo për faktin se në takimin dypalësh më shumë u bisedua për mundësitë që ka Bashkimi Evropian për të luftuar në të ardhmen krizat financiare shtetërore. Një katastrofë të dytë financiare si atë të Greqisë nuk e duan as Parisi e as Berlini dhe për shkak se mburoja financiare e shteteve të Euros skadon pas dy vitesh, Franca dhe Gjermania duan që me kohë të sigurojnë bazat politike për një zëvendësim të saj. Presidenti i Francës Nikolas Sarkozy:

"Kriza financiare ka treguar se sa e nevojshme është që të reformojmë procedurat tona, për të korrigjuar deficitet dhe për të koordinuar më mirë politikën tonë ekonomike. Prandaj ne do të dorëzojmë në Bruksel një propozim gjermano-francez: një shtet i cili brenda gjashtë muajsh nuk ndërmerr asgjë kundër deficitit të tij duhet të dënohet."

Kompromisi respekton dëshirat gjermane dhe ato franceze

Një propozim me të cilin të dyja qeveritë dalin fitimtare: francezët arritën të pengojnë sanksionet automatike kundër mëkatarëve të deficitit (Berlini i kërkonte ato) dhe gjermanët gëzohen për mbështetjen e Francës, që Bashkimi Evropian të ketë mundësi të vazhdueshme dhe efikase në rastet kur falimenton një shtet.

"Për këtë ne kemi nevojë për ndryshime të marrëveshjes, të cilat të kontribuojnë posaçërisht që në raste krizash të tilla, në kapërcimin e krizës të marrin pjesë edhe kreditorët. Është shumë e rëndësishme që ne të kemi një mekanizëm të tillë, në mënyrë që të gjithë të tregohen më të përgjegjshëm. Dhe ky është pikërisht mësimi që duhet të mësojmë nga kriza."

Autor: Johannes Duchrow/Esat Ahmeti

Redaktoi: Auron Dodi