1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel zgjodhi tonin e duhur në Varshavë

Thomas Rautenberg3 Dhjetor 2005

Pas Parisit, Brukselit dhe Londrës kancelarja gjermane Angela Merkel zhvilloi dje bisedime me udhëheqjen politike në Varshavë. Merkelit i duhej lëviste në terren të vështirë politik

https://p.dw.com/p/Ar28
Kancelarja Angela Merkel takohet me kryeministrin polak Kazimierz Marcinkiewicz
Kancelarja Angela Merkel takohet me kryeministrin polak Kazimierz MarcinkiewiczFotografi: AP

Kancelarja Angela Merkel gjeti tonin e duhur në Varshavë - Polonia si partnere strategjike e Gjermanisë dhe Polonia në nivel të barabartë politikisht me kombet e mëdha të Bashkimit Evropian. Me vizitën e Merkelit mund të hapet vërtet një kapitull i ri në marrëdhëniet gjermano-polake. Aq më shumë që edhe nga deklaratat e presidentit të zgjedhur polak Lech Kaczynski dhe të kryeministrit Kazimierz Marcinkiewicz është larguar era e barutit e është kthyer realpolitika.

Tani është detyrë e qeverive të të dyja palëve të hedhin vërtet një hap jashtë roleve të përcaktuara nga polemikat e kaluara. Kështu Varshava nuk do të mund ta damkosë më gjatë si përpjekje për shtrembërimin e historisë qendrën kundër dëbimeve në Berlin, e theksojmë si pjesë e një rrjeti evropian për kujtim dhe silidaritet në të cilin merr pjesë edhe Polonia. Edhe kërkesat e mundshme të të dëbuarve gjermanë ndaj Polonisë për zhdëmtim nuk kanë mbështetjen poliotike të qeverisë gjermane e janë, nëse mund të merren seriozisht, çështje e historisë.

Me sa duket Berlini duhet ende të mësojë ta shohë Poloninë si partner të barabartë brenda Bashkimit Evropian, i cili nuk i detyrohet Berlinit. Mbi 60 vjet pas përfundimit të Luftës II Botërore nuk mjafton paralajmërimi i ministrit të jashtëm Steinmeier për ta vazhduar politikën e pajtimit me Poloninë. Vetëm përballimi politikisht i së kaluarës me Poloninë nga njëra anë dhe nga ana tjetër politika strategjike evropiane me Francën - ky koncept nuk mund të funksionojë me kalimin e kohës.

Pikërisht në këtë drejtim Angela Merkel ka hedhur një hap të rëndësishëm. Ajo nuk vendosi në plan të parë temat dypalëshe gjermano-polake, por interesat evropiane të të dyja vendeve. Duke i sinjalizuar anëtarit të ri në BE mbështetjen politike për pokerin e afërt miliardësh në BE megjithëse në vështirësi buxhetore të brendshme, kreu i ri i qeverisë gjermane nuk u shqua vetëm si avokate e interesave kombëtare, por edhe si e një fryme të re, evropiane. Dhe në rast se Gjermania e Polonia, dy vende që përfaqësojnë shpesh anët e kundërta, do të ishin në gjendje që për hir të kompromisit të dalin nga vetja, kush në Evropën e bashkuar mund të refuzonte zgjidhje të tilla?

Por se a do t'u kthehen dot Polonia dhe Gjermania virtyteve evropiane, kjo varet edhe nga politikanët që nuk zënë vend në tryezat e bisedimeve. Kryeministri polak Marcinkiewicz drejton një qeveri minorance dhe në parlament i nevojitet ndihma e populistëve të djathtë euroskeptikë e pjesërisht armiqësor ndaj gjermanëve Andrzej Lepper dhe Roman Giertych.