Merkel: Zgjidhja e statusit në dobi të gjithë rajonit | Gjermania | DW | 07.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Merkel: Zgjidhja e statusit në dobi të gjithë rajonit

Kosova ishte njëra nga temat kryesore të bisedës mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit finlandez Matti Vannhannen të martën në Berlin

Angela Merkel në Kosovë

Angela Merkel në Kosovë

Kosova nuk bën pjesë në pikat e para të politikës së kryetares së ardhshme të Bashkimit Evropian, Gjermanisë. Temat që dëgjohen më shpesh janë projekti i lënë në mes i kushetutës Evropiane, tregu i përbashkët energjetik, marrëdhëniet e BE-së me Afrikën dhe Azinë. Prandaj edhe paksa befasues ishte prononcimi i kancelares kristdemokrate Angela Merkel të martën në Berlin, mbas takimit me kryetarin e radhës së BE-së, kryesministrin finlandez, Matti Vanhannen. "Presidenca gjermane do ta shoqërojë edhe më tej të ardhmen e Kosovës," - tha Merkel. "Jemi për një zgjidhje që do të ndihmojë zhvillimin e përbashkët të të gjithë vendeve në rajon: ajo duhet të ndihmojë Kosovën, por edhe të marrë parasysh interesat e Serbisë." Kancelarja gjermane, që në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm do të kryesojë Këshillin Evropian, e theksoi edhe një herë mbështetjen e saj për ndërmjetësuesin Ahtisaari. Merkel informoi se në dhjetor pret që Ahtisaari të vijë për një vizitë në Berlin, ku do të raportojë personalisht për propozimet e tij lidhur me statusin e ardhshëm të Kosovës. "Rruga do të jetë e komplikuar", shtoi kancelarja kristiandemokrate. Sa i përket planit kohor Gjermania vazhdon të qendrojë mbas atij të ish-presidentit finlandez Marti Ahtisaari, bën të ditur për DW-në ministria e jashtme gjermane. Një zëdhënëse e saj nuk pranoi të komentonte propozimin e Solanës për shtyrjen e afatit të zgjidhjes së statusit për mbas datës së zgjedhjeve në Serbi.
  • Data 07.11.2006
  • Autor Anila Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqyp
  • Data 07.11.2006
  • Autor Anila Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqyp