Merkel u prezantua me sukses në Kremlin | Gjermania | DW | 17.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Merkel u prezantua me sukses në Kremlin

Pas qëndrimit në SHBA, kancelarja gjermane Angela Merkel ishte për vizitë edhe në Moskë, ku u takua me presidentin Vlladimir Putin. Shpresat lidhur me takimin ishin shumë të mëdha. Angela Merkel i ka plotësuar ato

Merkel dhe Putin

Merkel dhe Putin

Kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë vizitës në Moskë u detyrua të përballet jo vetëm me dështimet e paraardhësit të saj, Gerhard Shrëder, por edhe me pritjet e larta morale për mënjanimin e mangësive të shtetit juridik në Kremlin. Nga vizita e saj e parë, pritej që Merkel t'i bëjë të qarta edhe kornizat e politikës së Qeverisë së saj ndaj politikës ruse.
Në fund u pa se bashkëbiseduesit shprenzuan për takimin më shumë kohë se sa pritej. Merkel u tregua aq e mençur, sa të mos ngrejë gishtin tregues. Ajo përpiqej t'a ruante barazinë e bashkëbiseduesve dhe fliste hapur. E kishte të qartë se Gjermanisë nuk i takon roli i mësuesit politik. Nuk kishe ndonjë miqësi të tepërt përsonale, por një pragmatizëm të theksuar. Kjo do t'u bënte mirë raporteve mes këtyre dy vendeve.

Në mediat gjermane shtrohej pyetja nëse zonja Merkel do të flasë me nikoqirin e saj në Kremlin edhe për Çeçeninë, e cila shpesh është përmendur si masë për matjen e raporteve gjermano - ruse. Çeçenia ishte një prej temave, sikur dhe gjendja e organizatave joqeveritare. U debatuan edhe shumë tema të tjera të rëndësishme, prej energjetikës e deri tek programi atomik i Iranit.

Kancelarja ka prekur gjërat me rëndësi. Ndërkohë që ish - kancelari Shrëder i kishte përkufizuar raportet gjermano - ruse vetëm në marrëdhëniet ekonomike. Shrëder kritikohej me të drejtë për lënien pas dore të zhvillimeve të brendshme në politikën e shokut të tij Vlladimir Putin. Angela Merkel sillej më ndryshe. Ajo nuk heshti, por fliste edhe për temat më kontestuese. Merkel u takua edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile. Takoi dhe u njoftoi njerëz të angazhuar të cilëve u fliste rusisht, që krijonte një atmosferë shumë më të relaksuar. Ajo nuk ishte e kënaqur vetëm me një takim kokë më kokë, në nivelin më të lartë. Megjithatë, nuk paraqiste kushte që Rusia nuk mund t'i plotësojë. Kontaktet do të vazhdojnë. Kancelarja planifikon edhe zgjerimin e temave të debatit, ku nuk përjashtohen as bisedimet për të drejtat e njeriut, lirinë e shtypit dhe gjendjen në Kaukaz.

Mesazhi i vizitës ishte: kursi gjerman nuk do të ndryshojë dhe do të insistohet në forcimin e partneritetit gjermano - rus. Pra përfundoi koha e politikës së bazuar në miqësi përsonale dhe nis një fillim i ri. Vizita e Angela Merkel ishte e suksesshme. Ajo nuk fliste me tone të një miku të ngushtë politik, por as me tone jodiplomatike. Kishte një paraqitje reale, të qetë dhe të pavarur.

Vizita e saj ishte edhe një sinjal i rëndësishëm ndaj të gjithë të tjerëve, të cilët për fat të keq pa sukses, deri tani në Rusi luftonin për të drejtat e njeriut, shtetin juridik dhe lirinë e shtypit.

  • Data 17.01.2006
  • Autor Kornelia Rabitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1a
  • Data 17.01.2006
  • Autor Kornelia Rabitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1a