Merkel paralajmëron me urgjencë nga mutacioni i ri i virusit | Gjermania | DW | 12.01.2021
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Gjermania

Merkel paralajmëron me urgjencë nga mutacioni i ri i virusit

Kancelarja Merkel është shumë e shqetësuar për përhapjen e variantit të ri të virusit Corona, shifrat e të cilit kanë shkaktuar rritje të madhe në Britaninë e Madhe dhe Irlandë. Merkel parashikon javë të vështira.

Sipas mediave gjermane, kancelarja Merkel ka paralajmëruar nga rreziku i një përhapjeje të shpejtë të mutacioni të ri të virusit Corona edhe në Gjermani- "Gjermania ndodhet para tetë deri në dhjetë javë shumë të vështira", ka thënë Merkel, sipas të dhënave të disa pjesëmarrësve në takimin e ekipit të punës për sigurinë të grupit parlamentar të Unionit CDU/CSU të martën.

Zhvillimi në Irlandë ka treguar, se sa shpejt mund të përhapet virusi. Aty brenda një kohë të shkurtër, ka pasur një dhjetëfishim të shifrave të infektimit, shkruan agjencia Reuters. Ndërkohë disa media gjermane e kanë kundërshtuar një publikim të gazetës "Bild" sipas së cilës, Merkel ka bërë të ditur në këtë takim, se masat e ashpra të Coronës do të zgjasin edhe tetë deri në dhjetë javë. Sipas mediave, në këtë takim ka pasur ujdi, se kjo varet shumë nga ajo, se sa shpejt do të përhapet virusi, shkruan Reuters.