Merkel: ″Ne do ta bëjmë këtë vend - një vend me të ardhme të sigurtë″ | Politika | DW | 22.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Merkel: "Ne do ta bëjmë këtë vend - një vend me të ardhme të sigurtë"

Kancelarja gjermane Angela Merkel prezantoi një bilanc të punës së qeverisë së saj para bundestagut gjerman. Ajo mori në mbrojtje rritjen aq të diskutuar të taksave në Gjermani, dhe u shpreh se koalicioni gjendet në rrugë të mirë

Angela Merkel

Angela Merkel

Angela Merkel - duke brohoritur në stadiumin e futbollit. Një pamje e tillë televizive i kujtohet gjermanëve më shumë se sa çdo fjalim i stërholluar mirë në bundestag. Mazhoranca në bundestag pati një arsye mjaft të fortë të shtynte debatin për buxhetin pikërisht në në deri sa të vinin ditë të tilla.


Bëhet fjalë për buxhetin e vitit, gjysma e të cilit ndërkohë ka kaluar, pra për vitin 2006. Për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ai nuk kaloi më në parlament për diskutim, dhe u shty afati i buxhetit 2005. Tani buxhetit aktual i shtohen disa milionë për nxitjen e konjukturës dhe- ja ku është gati një buxhet me deficit rekord.

Sa mirë për qeverinë që njerëzit janë momentalisht të zënë me futbollin!

Vetëm në vitin 2007 do të fillojë tamam shtrëngesa, me kursime, shkurtime të subvencioneve dhe rritje taksash. Në datën 5 korrik buxheti do të konsultohet në kabinetin qeveritar , pikërisht dita e gjysmëfinales së botërorit. Ndërsa në parlament ai do të diskutohet në gjysmën e dytë të shtatorit, pas zgjedhjeve të landit në Berlin dhe Meklenburg Vorpomern.

Pra, edhe plani kohor bën pjesë në rregullat e një loje të sukseshme.
Si edhe aftësia për të qenë entuziastë. Këtë pamje kishin zëdhënësit e popullit nga koalicioni, që t'i futën punëve me zell. Madje për të marrë edhe masa që janë të dhimbshme, por që duhen marrë.


Deri në datën e ndeshjes së fundit të botërorit në 9 korrik, koalicioni ka disa punë përpara për t'i kryer. Reforma shëndetësore dhe ajo për tatimin e bizneseve duhet të marrin udhë, gjithashtu duhet të merret vendim edhe mbi reformën e federalizmit, e cila do të rregullojë marrëdhëniet mes federatës dhe landeve. Mazhorancën e duhur koalicioni e ka, për sa kohë që partnerët janë dakord. Madje edhe vullnetin për këtë ata e kanë treguar në debatin për buxhetin dje në bundestag, ku theksuan madje edhe përgjegjësinë e tyre politike për shtetin.


  • Data 22.06.2006
  • Autor Peter Shtytcle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqpZ
  • Data 22.06.2006
  • Autor Peter Shtytcle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqpZ