Merkel: Kërkesa për momentin - reduktimi i kontakteve | Gjermania | DW | 24.10.2020
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Gjermania

Merkel: Kërkesa për momentin - reduktimi i kontakteve

Kancelarja Merkel apeloi sërish të shtunën në videomesazhin javor tek qytetarët që të reduktojnë sa të mundin kontaktet personale për të ulur valën e pandemisë. Gjermania shënon rritje masive të infektimeve.

Para rritjes masive të numrit të infektimeve këtë javë në Gjermani, kancelarja Merkel sërish në videomesazhin e saj javor apeloi tek qytetarët që të reduktojnë sa të mundin kontaktet që të përballohet përhapja e madhe e pandemisë. „Nuk jemi të pafuqishëm ndaj virusit, sjellja jonë vendos, se sa i fortë është ai dhe sa shpejt përhapet. Kërkesa e momentit është për të gjithë ne: reduktoni kontaktet. Takoni sa më pak njerëz,", tha Merkel të shtunën.

Vetëm para një jave, Merkel me një apel dramatik në mesazhin javor kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve dhe bëri thirrje për kujdes në kohën e rritjes së infektimeve. Ky apel shkaktoi shumë reagime në Gjermani. Vetëm një javë, situata e pandemisë është ashpërsuar, tha Merkel këtë të shtunë. „Për mua vlen ajo që u thashë javën e kaluar, fjalë për fjalë." Në videomesazhin para një jave, Merkel kërkoi uljen e kontakteve familjare, moskryerjen e udhëtimeve të panevojshme, dhe bëri thirrje që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi. Ndërkohë në Gjermani numri i vdekjeve nga Corona kaloi të 10.000 vetët të shtunën dhe u regjistrua një vlerë e re rekord infektimesh prej më shumë se 14.000 vetë.

la/ag