Merkel kërcënon Rusinë me sanksione | Gjermania | DW | 13.03.2014
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Merkel kërcënon Rusinë me sanksione

Në deklaratën qeveritare për krizën në Krime kancelarja Merkel i është drejtuar me tone të qarta kritike Rusisë. Pushtimi de facto i gadishullit ukrainas nga trupat ruse është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Fjalët e Kancelares ishin të qarta. Eshtë evidente se veprimet e Rusisë në Krime shkelin integritetin territorial dhe unitetin kombëtar të Ukrainës. "Ligji i më të fortit qëndron përballë forcës së ligjit", tha Angela Merkel në deklaratën e saj qeveritare në Bundestag. Në vend që të veprojë si partner për Ukrainën,e cila ka me të lidhje të ngushta historike, kulturore dhe ekonomike, Rusia e shfrytëzon dobësinë e vendit fqinj të saj.

Avancimi i njëanshëm i interesave gjeopolitike nga Rusia rrezikon jo vetëm solidaritetin në Evropë, por edhe stabilitetin ndërkombëtar. Në qoftë se vazhdon rrugën e përpjekjeve për aneksimin e Krimesë dhe për destabilizimin e Ukrainës lindore, Rusia do ta dëmtojë shumë vetveten politikisht dhe ekonomikisht, tha Merkel.

Sanktione të reja

Kancelarja e bëri të qartë, se BE në rast nevoje është edhe "i gatshëm dhe i vendosur", për të shpallur shkallën e tretë të sanktsioneve, që do të kishin pasoja të rënda ekonomike. "Veprimet ushtarake nuk janë opsion", shtoi Merkel. Ukrainës ajo i premtoi rritjen e mbështetjes në stabilizimin dhe reformimin e vendit.

Kancelarja i kiishte cilësuar edhe më parë veprimet e Rusisë në gadishullin ukrainas si shkelje të ligjit ndërkombëtar duke i bërë thirrje Moskës që të respektojë sovranitetin e Ukrainës. "Integriteti territorial i një vendi duhet respektuar. Kufinjtë nuk mund të ndryshohen në mënyrë të njëanshme", tha ajo për gazetën "Passauer Neuen Presse". Ukraina duhet të ketë mundësi të zgjedhë rrugën e saj e lirë dhe duke vendosur vetë.