Merkel këmbëngul për objektiva në mbrojtjen e klimës | Gjermania | DW | 29.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Merkel këmbëngul për objektiva në mbrojtjen e klimës

Zëdhënësja e dhomës së përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi në Berlin

Nancy Pelosi dheAngela Merkel

Nancy Pelosi dheAngela Merkel

Javën e ardhshme krerët e shteteve dhe të qeverive të tetë vendeve të industrializuara më të pasura do të ulen në një tryezë në banjat e Heiligendamm-it buzë Detit të Veriut. Gjatë samitit të G8-ës do të trajtohet para së gjithash mbrojtja e klimës. Atë vend i ka dhënë në protokoll kryetarja aktuale e G8-ës, kancelarja Angela Merkel. Megjithatë ka gjasa që qeveria gjermane të mos i arrijë synimet e veta, sepse mëkatari më i madh i klimës, Amerika, qëndron këkëfortë. Propozimet gjermane janë të papërputhshme me qasjen e presidentit George W. Bush, u tha në Uashington. Megjithatë, Angela Merkel do të negociojë deri në minutën e fundit. Sot ajo e bëri këtë me Nancy Pelosi-n, udhëheqësen e opozitës në dhomën e përfaqësuesve të SHBA.

Në mosmarrëveshjen për çështjen e klimës kancelarja gjermane Angela Merkel këmbëngul në qëndrimin gjerman dhe evropian: Gjatë samitit të G8-ës javën e ardhshme ajo kërkon që të arrihet mundësisht marrëveshje për objektiva në mbrojtjen e klimës. Problemi global i ngrohjes së Tokës mund të luftohet vetëm me marrëveshje detyruese ndërkombëtare, tha Merkel edhe pas bisedës së saj me Nancy Pelosi, zëdhënësen demokrate në dhomën e përfaqësuesve të SHBA:

'Ne besojmë se vendet e industrializuara duhet të kenë këtu një rol pararendësish. Ne pajtohemi që zhvillimi teknologjik dhe novacionet janë kyçe në këtë drejtim. Dhe sigurisht që do të na duhet të zhvillojmë diskutime për atë se në ç'mënyrë do t'i përfshijmë mekanizmat e çmimit për emisionet e dioksidit të karbonit dhe çështjen e angazhimeve të detyrueshme. Por ishte një diskutim shumë i mirë dhe i hollësishëm. Besoj se në SHBA po bëhet shumë në këtë fushë.'

Demokratja amerikane Nancy Pelosi nuk deshi ta kundërshtonte aspak kancelaren - madje ajo e falënderoi atë për rolin e saj udhëheqës kundër ndryshimit të klimës. Pelosi tha se nevojitet më shumë teknologji për frenimin e ngrohjes së Tokës. Por rivalja e presidentit amerikan George Bush nuk i përqafoi shprehimisht marrëveshjet ndërkombëtare - megjithëse pajtohet se asnjë vend nuk mund ta ndalë i vetëm ndryshimin e klimës.

'Unë mbështes plotësisht thënien e kancelares Merkel, se këto probleme mund t'i zgjidhim vetëm në rrfashin shumëpalësh dhe se zgjidhjet duhet të jenë të qëndrueshme. Në vendin tim shumë vetë mendojnë si unë, se ne jemi përgjegjës për ruajtjen e planetit, kësaj krijesë të Zotit.'

Qeveria amerikane ndjek në fakt strategjinë e nxitjes së teknologjive që mbrojnë mjedisin, por refuzon vënien e objektivave të caktuar për reduktimin e gazrave të efektit serë. Nga ana tjetër qeveria gjermane dëshiron që dokumenti përmbyllës i samitit të G8-ës të përmbajë detyrimin se temparatura mesatare do të rritet në këtë shekull me maksimalisht dy gradë. Kancelarja Angela Merkel do të negociojë për këtë edhe një herë me presidentin amerikan George W. Bush.

  • Data 29.05.2007
  • Autor Monika Dittrich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqwX
  • Data 29.05.2007
  • Autor Monika Dittrich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqwX