Merkel dhe Schröder grinden për postin e kancelarit | FOKUS | DW | 19.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Merkel dhe Schröder grinden për postin e kancelarit

Zgjedhjet për Bundestagun gjerman nuk dhanë rezultate të qarta për asnjë nga partitë që mund të marrin qeverisjen. Pretendimet për të marrë postin e kancelarit i ngre aktualisht si Gerhard Schröder ashtu edhe Angela Merkel.

Sot fillon heqja e pllakatave

Sot fillon heqja e pllakatave

Unioni kristiandemokrat-kristiansocial e humbi shansin për të sjellë ndryshim pushteti në Gjermani. Kancelari gjerman Gerhard Schröder dështoi me qëllimin që i kish vënë vetes, që me zgjedhje të parakohshme, të siguronte qëndrimin e mëtejshëm në pushtet të socialdemokratëve dhe të gjelbërve. Si kryetarja e deritanishme e opozites, Angela Merkel, ashtu edhe Schröder kanë bërë shprehimisht të ditur pretendimet e tyre, për të marrë drejtimin e qeverisë së ardhsme federale. Të dy flasin për krijimin e aleancave të mundshme me të gjitha partitë, me përjashtim të Partisë së Majtë.

Kush me kë?

Schröder përjashton mundësinë e krijimit të koalicionit të madh, të përbërë nga Partia Socialdemokrate dhe Unioni Kristiandemokrat-kristiansocial, nën drejtimin e Kryetares se CDU-së, Angela Merkel. Ai pretendon të marrë vetë kryesimin e një aleance të tillë. Kryetari i Partisë së Demokratëve të Lirë, Guido Westerwelle, përjashton mundësinë e krijimit të një koalicioni me socialdemokratët dhe Të gjelbërit. Ministri i jashtëm Joschka Fischer, i Aleancës 90/Të gjelbërit, e mendon si të pamundshme krijimin e një koalicioni midis partisë së tij dhe Unionit Kristiandemokrat-kristiansocial dhe Partissë së Demokratëve të lirë FDP.

Partia e Demokratëve të Lirë dhe Partia e Majtë kanë dalë nga zgjedhjet si fitimtarët më të mëdhenj, sepse kanë marrë shumë më tepër vota se në zgjedhjet e kaluara. Të Gjelbërit kanë humbur në numrin e zgjedhësve dhe kanë kapërcyer në spektrin e partive nga vendi i tretë në vendin e pestë.

CDU dhe SPD marrin rezultate të përafërta

Rezultati paraprak përfundimtar i detajuar është: Kristiandemokratët dhe Kristiansocialët, të kryesuar nga Angela Merkel, kanë marrë 35,2 për qind të votave. Partneri i mundshëm i koalicionit me ta, Partia e Demokratëve të Lirë ka marrë 9,8 për qind dhe ka dalë kështu si partia e tretë e përfaqësuar në Bundestag.

Partia Socialdemokrate,SPD ka marrë 34,2 për qind dhe humbi kështu mundësinë për realizimin e synimit të deklaruar nga Gerhard Schröder, që të dalë sërish nga zgjedhjes si partia më e fortë në vend. Të Gjelbërit morrën 8,1 për qind.

Partia e Majtë me kandidatët e saj Oskar Lafontaine dhe Gregor Gysi e përmirësuan shumë rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 2002, duke marrë 8, 7 për qind të votave. Kështu Unioni kristiandemokrat-kristiansocial së bashku me Partinë e Demokratëve të Lirë zotërojnë së bashku mbi 45 për qind kundrejt 51,1 për qind që zotërojnë tre partitë e tjera të përfaqësuara në Bundestag, Socialdemokratët. Aleanca 90/Të gjelberit dhe Partia e Majtë.

Ndarja e vendeve

Unioni Kristiandemokrat-kristiansocial morri 225 mandate, ndërsa Socialdemokratët rradhiten menjëherë pas me 22 mandate. Partia e Demokratëve të Lirë do të ketë në të ardhmen 61 deputetë, Të gjelbërit 51 parlamentarë. Partia e Majtë kthehet në Bundestag me 54 deputetë. Në rezultatin paraprak të zgjehdjeve mungon rezultati i zgjedhjeve në Drezden, ku për shkak të humbjes së jetës së një kandidati, zgjedhjet u shtynë për më 2 tetor. Zgjedhjet në Drezden mund të krijojnë situatë të vështirë vendnumëro për të dy partitë e mëdha. Në varësi nga rezultati i zgjehdjeve atje, raportet e forcave në nivel federate mund të zhvendosen me tre vende në parlament.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 78 për qind dhe ishte pak më e ulët se vlera e trev viteve më parë.

  • Data 19.09.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqig
  • Data 19.09.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqig