1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel: Azerbajxhani partner i rëndësishëm energjetik.

25 Gusht 2018

Azerbajxhani është partneri më i madh tregtar i Gjermanisë në rajonin e Kaukazit dhe Gjermania do të angazhohet edhe më tej në këtë vend.

https://p.dw.com/p/33lk9
Angela Merkel un Baku
Fotografi: picture alliance/dpa/K. Nietfeld

Azerbajxhani ka mjaft për të ofruar në sferën ekonomike. Kancelarja Merkel mendon se ato janë një mundësi e mirë për të ruajtur interesat gjermane dhe evropiane në një zonë të ndikimit rus. Azerbajxhani është partneri më i madh tregtar i Gjermanisë në rajonin e Kaukazit. Po ashtu ky vend ka edhe mjaft pasuri natyrore, sidomos gaz dhe importon në perëndim 16 miliardë kubik metër gaz në vit.

Me ndërtimin e gazsjellësit Tanap që kalon përmes Turqisë, rëndësia e këtij vendi pritet të shtohet.

BE dhe Gjermania duan të pakësojnë varësinë nga gazi rus

Kacelarja Merkel bëri të qartë në bisedë me presidentin Ilham Alijev në Baku se Gjermania dhe Evropa duan ta diversifikojnë tregun  e energjisë dhe të pakësojnë varësinë prej gazit rus. Qeveria gjermane dëshiron që t'i sigurojë importet e gazit nga sipërmarrje shtetërore e Azerbajxhanit CJSC me një garaci miliardëshe.

Angela Merkel in Baku
Fotografi: Getty Images/AFP

Edhe presidenti Alijev tha se vendi i tij mund të luajë një rol më të madh në furnizimin e Evropës me gaz dhe siguroi gatishmëri për zgjerimin e gazsjellësve.

Infrastruktura, bujqësia dhe digjitalizimi

Merkel deklaroi se mundësi të mira për marrëdhënie më të ngushta ekonomike me Azerbajxhanin ka edhe në fusha të tjera. Kompanitë gjermane janë të interesuara për bashkëpunim në fushën e ndërtimit, të infrastrukturës, të bujqësisë dhe të digjitalizimit. "Çfarëdo që Azerbajxhani të ketë nevojë, ne duam të përfshihemi", tha Merkel, duke iu referuar 150 kompanive gjermane në vend. Alijevi u shpreh gjithashtu për bashkëpunim më të ngushtë.