Merkel arrin marrëveshje për klimën në samitin e BE | Evropa | DW | 11.12.2020
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Evropa

Merkel arrin marrëveshje për klimën në samitin e BE

Një buxhet historik i përbashkët dhe një politikë e përbashkët klimatike: Kancelarja Angela Merkel kapërceu dy nga problemet kryesore të BE-së.

Pas një takimi maratonë 27 vendet anëtare të BE-së u zotuan se deri në vitin 2030 do të ulin me 55 përqind emetimet e gazrave që shkaktojnë efektin serrë. Fakti që ky qëllim u arrit një ditë para samitit të OKB-së që një arritje domethenëse për të cilën "ia vleu të kalojmë një natë pa fjetur" tha Angela Merkel.

Frenuesi më i madh në këto bisedimeve të BE-së ishte kryeministri polak, i cili kërkoi garanci që vendi i tij nuk do të pësojë humbje financiare nga masat e ardhshme për mbrojtjen e mjedisit. Në këmbim të heqjes dorë nga vetoja për buxhetin Mateusz Morawiecki bëri gjithçka për të marrë kompensimin maksimal financiar për Poloninë për ristrukturimin ekonomik të rajoneve të qymyrit dhe degëve të tjera të ekonomisë të prekura nga ristrukturimet.

Beteja polake 

Thelbi i mosmarrëveshjes lidhej me tregtimin e emetimeve: Polonia dëshiron të përjashtohet nga një sërë kushtesh që do të përforcohen në të ardhmen si dhe të mbajë një pjesë të të ardhurave nga tregtia e emetimeve. Pas një beteje të ashpër kryeministri mbeti i kënaqur dhe deklaroi se Polonia do të marrë më shumë para sesa pritej fillimisht.

Polens Minsterpräsident Morawiecki und Kanzlerin Merkel

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki dhe kancelarja Merkel

Shoqatat mjedisore kritikuan se ulja me 55 përqind e emetimeve të gazeve serrë për të cilën u ra dakord është shumë e ulët. Drejtuesi i Greenpeace Martin Kaiser kërkon një ulje prej 65 përqind.

Nga ana tjetër kancelarja deklaroi se ajo nuk donte të imagjinonte se çfarë do të kishte ndodhur nëse vendet e BE-së nuk do të kishin rënë dakord. BE-ja e sheh veten si  pioniere ndërkombëtare për mbrojtjen e klimës dhe një dështim i tillë do të kishte qenë një turp i madh për Merkelin si Presidente e Këshillit.