Megjithë gabimet e tij në librat e historisë Jelsini do të hyjë si një njeri i ndërgjegjshëm në një kohë të pasigurt | Evropa | DW | 24.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Megjithë gabimet e tij në librat e historisë Jelsini do të hyjë si një njeri i ndërgjegjshëm në një kohë të pasigurt

Të hënën ndërroi papritur jetë në moshën 76 vjeçare ish-presideti rus Boris Jelsin. Jelsini i cili e filloi karrieren e vet si funksionar i Partisë Komuniste të BS-së u zgjodh në vitin 1991 president i Federatës të Shteteve të Pavarura Ruse. Në fund të vitit 1999 ai dha dorëheqjen pas një sërë infarktesh në zemër dhe thashethemeve se vuante nga alkoolizmi.

Boris Jelsin

Boris Jelsin

Ai ishte një burrë i guximshëm. Boris Nikolajeviç Jelcin. Ai u preu në gusht të vitit 1991 rrugën puçistëve të fundit komunistë që donin të kthenin mbrapsht orët e politikës. Mbi taks përpara të ashtuquajturës Shtëpi të Bardhe të Moskës ai drejtoi rezistencën duke vënë në rrezik jetën e vet. Ai u përkujdes për shpërbërjen paqësore të ish-Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike dhe regjimit të tij totalitar, duke vënë kështu bazat për një zhvillim demokratik të ish-republikave sovjetike.

Sidomos Gjermania duhet t'ia dijë shumë për nder Jelcinit. Si presidenti i parë i zgjedhur me rrugë demokratike ai tërhoqi trupat e vendit të tij prej territoreve të Gjermanisë së Bashkuar. Gjermanët, sikurse shumica e evropianëve, e donte këtë burrë shteti që i ngjante një arushi. Perëndimi, e para së gjitha ish-kancelari Helmut Kohl, e mbështetën Jelcin në detyrën e tij të vështirë për ristrukturimin e ish-ekonomisë së dikurshme të komanduar socialiste. Jelcini drejtonte një shtet pa të ardhura. por jo të gjitha problemet e shtetit me sipërfaqen më të madhe në botë mund të zgjidheshin me para. Perëndimi pastroi apo furnizoi me ujë të pastër të gjithë moçalin e korrupsionit në Kremlin. Në fund vetë Jelsini nuk ishte gjithmonë me fat në përgjzgjedhjet që u bënte këshilltarëve dhe ministrave të tij. Ndonjëri prej tyre i shkaktoi ekonomisë ruse dëme në miliarda. Por ajo që po ndodhte në Rusi si në vende të tjera ishte procesi i transformimit nga ekonomia e planifikuar në atë të tregut, një proces ky i pashembullt. Në këtë drejtim do të ishte naive të mendoje se politikanë të tjerë nuk do të kishin bërë gabime.

Imazhi i Rusisë ndën drejtimin e Boris Jelcinit ishte i mirë, shumë më i mirë se sot. Jelcin i dëboi ish-bashkëpunëtorët dhe mentalitetin e KGB-së prej redaksive të televizinit, radiove apo të gazetave. Mediet e Rusisë ishin të lira. Ato informonin për ato që ndodhin në vend. Sot detyra e tyre kryesore është që të duartrokasin dhe të lëvdojnë shefin e Kremlinit.

Sigurisht që pretendimi moral i Jelsinit kohë pas kohe pësonte edhe dëme. Në tetor 1993 ai iu kundërvu në mënyrë të përgjakshme parlamentit, i cili synonte t'i kufizonte pushtetin. Gjatë luftës së parë në Çeçeni ai mori vendime të gabuara. Një pjesë e familjes së tij u pasurua me rrugë dhe mënyrë të padrejtë. Jelsini nuk ishte një administrator i mirë dhe mospërputhjet dhe kontradiktat ligjore mes administratës rajonale dhe qeverisë qendrore bënë që perandoria gjigande të bëhej thuajse e paqeverisshme.

E megjithatë, në librat e historisë Jelsini megjithë gabimet e tij do të hyjë si një njeri i ndërgjegjshëm në një kohë të pasigurt. Si një njeri që i duhej të ndërtonte demokracinë dhe ekonominë e tregut në një vend ku nuk mund të mbështetej tek demokratë të sprovuar apo ekonomistë me përvojë në fushën e ekonomisë së tregut.
E si ua doli mbanë të gjitha këtyre? Boris Jelcini ishte një njeri i guximshëm.

  • Data 24.04.2007
  • Autor Miodrag Soric
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar8G
  • Data 24.04.2007
  • Autor Miodrag Soric
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar8G