1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Simbabwe Lage

Claus Stäcker / Johannesburg2 Prill 2008

Edhe pse Mugabe s'i është drejtuar kombit me fjalim televiziv, si kishin spekuluar CNN dhe BBC, spekulimet shkojnë nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme deri tek një arratisje e Mugabes në fshehtësi.

https://p.dw.com/p/DZ9d
Robert Mugabe
Robert MugabeFotografi: AP

Më rezistenti është spekulimi, se në rrethin më të ngushtë partiak Mugabe e ka miratuar tashmë parimisht heqjen dorë prej pushtetit. Për t'u sqaruar mbeten, sipas spekulimeve, vetëm pyetjet: si dhe kur. Partia Zanu-PF, që ka pushtetin në vend, e përgënjeshtroi energjikisht nje lajm te tille. Madje zëvendësministri për informim Bright Matonga pretendon, se do të ketë raund balotazhi midis Mugabes und Morgan Tsvangirait. Por në këtë kohë asnjë burim nuk është në gjendje të konfirmojë ndonjë lajm.

Asnjë lloj negociate mes pozitës dhe opozitës

Udhëheqësi i opozitës Tsvangirai iu drejtua opinionit publik. Ishin qetësia dhe lirshmëria e brendshme që befasuan - krejt ndryshe nga viti 2002, kur Mugabe ia vodhi brenda natës presidencën që ai besonte se e kishte fituar. Në fjalën e tij Tsvangirai përgënjeshtroi të gjitha njoftimet për negociata me partinë Zanu-PF për një largim të koordinuar të Mugabes: 'Ne duam të dimë fillimisht, se kush ka fituar çfarë, përpara se të nisim të flasim për gjëra të tilla ose të ngremë pretendime. Nuk kemi të drejtë të pretendojmë për diçka pa u konfirmuar rezultatet prej komisionit zgjedhor. Të gjitha spekulimet për pazare, negociata, lëshime janë të pabaza.'


Por paraqitja dhe fjalët e tij dëshmonin më shumë të kundërtën: Tsvangiorai bëri fjalë për një moment historik. Ai nuk foli më për mashtrim dhe manipulime zgjedhore, por u bëri thirrje zimbabvianëve të qëndronin të qetë dhe të prisnin rezultatet e komisionit zgjedhor shtetëror. Kjo tingëlloi sikur as Mugabe nuk mund të ndryshonte gjë në fitore dhe se ndoshta janë arritur marrëveshjet e para për dorëzimin e pushtetit tek partia opozitare e Tsvangirait MDC.


Me shpejtësinë aktuale të komisionit zgjedhor rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale nuk do të dalin para së premtes. Deri tani janë ndarë 176 prej 210 mandateve parlamentare. Sipas tyre Zanu-PF është ende fraksioni më i fortë me 86 ulëse, MDC-ja e ka 85 mandate dhe me pesë vendet e një fraksioni të pavarur të MDC-së Tsvangirai do të kishte shumicën në parlament.