1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

170309 Medwedew Aufrüstung

18 Mars 2009

Medvedjev njofton armatosjen masive të Rusisë pas vitit 2011. Si pikë e rëndësishme e saj është modernizimi i arsenalit të armëve bërthamore.

https://p.dw.com/p/HElE
Ushtar me raketa
Ushtar rus duke mbushur me raketa një raketahedhës, 2002 - Rusia përforcon kursin e armatosjesFotografi: picture-alliance/dpa/dpaweb

Presidenti i Rusisë ka bërë të ditur ditën e martë në Moskë armatosjen masive të vendit të tij pas vitit 2011. Para së gjithash ai do të modernizojë armët bërthamore.

Duhen ndaluar një herë riparimet e armëve të vjetra. Tani duhet të blihet teknikë e re. Dimitri Medvedjev e pranon se në të kaluarën, kur mundësitë në Rusi kanë qenë modeste, riparimi i armëve të vjetra ka qenë mundësi e pranueshme. Por sot kjo nuk mund të pranohet më. Një pjesë e madhe e armëve bërthamore ruse janë të kohës së ish Bashkimit Sovjetik. Shefi i Kremlinit siguroi ushtrinë, se megjithë krizën aktuale financiare nuk ekziston ndonjë problem për financimin e projekteve për armatimin e vendit. Forcat e armatosura duhet gjithsesi të garantojnë sigurinë ushtarake të vendit. “Detyra më e rëndësishme është që ushria jonë të armatoset me armët më të reja. Tani do të jepen shumë para për zhvillimin dhe blerjen e armëve, pavarësisht problemeve të shumta financiare që kemi sot. Shuma është gati e pandryshueshme, pothuajse në atë masë që ishte planifikuar. Në vitet e kaluara u munduam të pajisim një rradhë të tërë regjimentesh dhe njësish me teknikën më moderne të armëve. Në vitin 2011 do të nisë një armatim masiv i ushtrisë dhe flotës”.

Tanke në stërvitje ushtarake në Nizhni Tagil - Armatosja e Rusisë kërcënim për perëndimin?
Tanke në stërvitje ushtarake në Nizhni Tagil - Armatosja e Rusisë kërcënim për perëndimin?Fotografi: picture-alliance/ dpa

Dy javë para takimit të parë me Presidentin e SHBA-së Barack Obama, Medvedjev përmendi si arsye për planin e armatimit para së gjithash përpjekjet e NATO-s për tu afruar me infrastrukturën e saj ushtarake në kufinjtë me Rusinë.


Tensionet rriten para së gjithash prej planeve amerikane për instalimin e sistemit mbrojtës raketor në Evropën Qëndrore si dhe prej perspektivës për anëtarësim në NATO të ish –Republikave sovjetike, Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Për këtë, pasi bëri një analizë të situatës politike ushtarake në botë, Medvedjev u shpreh se në rajone të caktuara ekziston edhe më tej një potencial shumë serioz konfliktesh.

MAKS 2007 - Prova të forcave ajrore ruse - 25 August 2007
MAKS 2007 - Prova të forcave ajrore ruse - 25 August 2007Fotografi: picture-alliance/ dpa


Për më tepër kjo vjen edhe përmes terrorizmit ndërkombëtar."Detyra e parë është rritja e gatishmërisë për ndërhyrje të ushtrisë. Kjo nuk duhet të jetë diçka e thjeshtë, përkundrazi në nivel kualitativ. Para së gjithash me armët bërthamore strategjike. Ato duhet të përmbushin të gjitha detyrat për sigurinë e vendit tonë. Përveç kësaj, në rend të ditës qendron edhe çështja tjetër: Të gjitha njësitë duhet të vendosen në shkallën e gatishmërisë së përhershme për ndërhyrje.Vetënm atëherë kjo është pjesë përbërëse e modelit të ri të fytyrës së re të ushtrisë sonë”.

Fotografi arkivi e 31.07.1991 që tregon presidentin amerikan George Bush dhe presidentin rus Michail Gorbatschow. Takimi lidhet me nënshkrimin e marrëveshjes së çarmatimit START-I-Abkommen (START= Strategic Arms Reduction Talks).
Fotografi arkivi e 31.07.1991 që tregon presidentin amerikan George Bush dhe presidentin rus Michail Gorbatschow. Takimi lidhet me nënshkrimin e marrëveshjes së çarmatimit START-I-Abkommen (START= Strategic Arms Reduction Talks).Fotografi: picture-alliance/dpa

Për një shumë konkrete për investimin e shtetit në këtë reformë, Medvedjev nuk dha hollësi. Deri në 2020 kjo reformë duhet të ketë përfunduar. Një koncept më i qartë do të jepet në të ardhmen. Paraardhësi i Medvedjevit Vladimir Putin, kishte njoftuar disa herë për modernizimin e arsenalit të armëve. Për shkak të krizës financiare, qeveria ruse kishte ulur buxhetin për forcat e armatosura me 8 përqind dhe nuk kishte pranuar shkurtime të tjera.

Autor: Heide Rasche/ Moskë / Mimoza Cika Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama