Mediet evropiane për zhvillimet në Kosovë | Ballkani | DW | 07.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Mediet evropiane për zhvillimet në Kosovë

Në vend të karrotave nacionaliste Evropa duhet t'i ofrojë Kosovës diçka oreksndjellse, diçka që u siguron kosovarëve punë dhe mirëqënie financiare

Në vend të karrotave nacionaliste Evropa duhet t'i ofrojë Kosovës diçka oreksndjellse, diçka që u siguron kosovarëve punë dhe mirëqënie financiare

Në numrin e së premtes gazeta bullgare "Monitor" i kushton një artikull rolit të BE-së në Kosovë. Artkullshkruesi është i mendimit se BE-ja duhet t'i ofrojë Kosovës një perspektivë evropiane:

"Në vend të karrotës nacionaliste, që ngrenë përpjetë politikanët kryeneçë shqiptarë, Evropa duhet t'i ofrojë Kosovës diçka edhe më oreksndjellse, diçka që u siguron kosovarëve punë dhe mirëqënie financiare. BE-ja mund t'i ofrojë popullsisë së Kosovës një sërë përparësish, të cilat mund t'i ndryshojnë asaj mentalitetin dhe qëndrimin në lidhje me arritjen e një zgjidhjeje të civilizuar dhe të pranueshme për krizën. Një status i kosovës i lidhur me institucionet evropiane mund ta nxiste edhe përfshirjen e serbëve të Kosovës në jetën politike dhe shoqërore të saj. Një gjë e tillë do t'u jepte kurajë për t'u kthyer në Kosovë edhe mijëra refugjatëve në Serbi dhe në Mal të Zi."

Gazeta ruse "Kommersant" komenton pozicionin e palës ruse në lidhje me çështjen e Kosovës dhe qëndrimin e saj në kuadër të Këshillit të Sigurimit:

"Mediat serbe të afërta me qeverinë e Vojisllav Koshtunicës e kalojnë me vetëdije në heshtje faktin që për Serbinë Kosova ka kohë që është e humbur. Tani nuk është më çështja që Kosova të mbetet nën kontrrollin e Beogradit, por për të gjetur një formulë e cila do ta shmangte destabilizimin e rajonit duke i lejuar njëkohësisht si bashkësisë ndërkombëtare edhe Serbisë që të ruajnë fytyrën.

Një formulë e tillë me sa duket nuk do ta kënaqë Beogradin. Serbët ngulin këmbë për një veto ruse duke e detyruar në këtë mënyrë Rusinë që të hyjë në konfrontim me Perëndimin. Rusia nuk e përmbushi këtë lutje të Beogradit gjatë seancës së KS. Rusia nuk e përdori të drejtën e vetos, sepse një e tillë nuk u bë e domosdoshme. Por Moska arriti që vendimi për Kosovën të shtyhet për një kohë të pacaktuar. Ky qe maksimumi që mund të bënte Moska, sepse varianti që kërkonte Serbia kishte një çmim tepër të lartë."

  • Data 07.04.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWn
  • Data 07.04.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWn
Reklamë