1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Medalje dhe raste dopingu - dita e 7-të e Olimpiadës

Tobias Oelmaier15 Gusht 2008

Pas 16 vjetësh sërish një medalje ari për Gjermaninë në not.

https://p.dw.com/p/EyA0
Britta Steffen
Britta SteffenFotografi: AP

Në ditën e shtatë të Olimpiadës së Pekinit Britta Steffen fitoi medaljen e artë në garën 100 m stil i lirë. Kjo do të jetë edhe medalja e vetme e artë për Gjermaninë në garat e notit. Për herë të fundit medalje ari për Gjermaninë në not kishte fituar në Olimpiadën e Barcelonës në vitin 1992 Dagmar Hase në 400 m stil i lirë.

"Mendoj se hyra në garë me një sekret të mirë, i thosha vetes se të gjithë janë shumë të mirë dhe se të gjithë kanë shans të fitojnë. Traineri më thoshte mos e humb toruan dhe unë ndoqa stilin tim, nuk e fillova garën aq shpejt sa të tjerët dhe besoj se kjo më ndihmoi të fitoja." - tha Steffen.

Gjatë 50 metërisht të parë Steffen nuk ishte në krye të garës, por 50 metërshi i dytë vërtetoi mendimin e ekspertëve se ajo dilte më e forta në pjesën e dytë të garës. Steffen doli fituese me një kohë prej 53,12 sekondash, katër të qinda sekonde përpara australianes Tricket. Medaljen e bronzit e fitoi amerikania Natalie Coughlin.

Ricky Berens, Ryan Lochte dhe Michael Phelps
Ricky Berens, Ryan Lochte dhe Michael PhelpsFotografi: picture-alliance/ dpa

Notari amerikan Michael Pelps siguroi në garën 200 m stil i lirë medaljen e tij të gjashtë të artë në Pekin, duke vendosur edhe një rekord të ri botëror. Kurse Ryan Lochte fitoi medaljen e artë në garën 200 m shpinë.

Në hedhjen e gjyles medaljen e artë e fitoi Tomasz Majewski nga Polonia. 26-vjeçari arriti distancën 21,21 metra, i ndjekur nga amerikani Christian Cantwell dhe bjellorusi Andrej Michnewitsch.

Rene Enders, majtas, Maximilian Levy, dhe Stefan Nimke, djathtas
Rene Enders, majtas, Maximilian Levy, dhe Stefan Nimke, djathtasFotografi: AP

Katër vjet pas medaljes së artë në Athinë ekipi gjerman i çiklizimit në sallë të mbyllur fitoi në Pekin medaljen e bronztë. Rene Enders nga Erfurti, Maximilian Levy nga Cottbusi dhe Stefan Nimke nga Schwerini fituan ndaj Australisë. Trioja gjermane e përshkoi distancën në 44,014. Medaljen e arit e fitoi ekipi i Britanisë së Madhe i ndjekur nga ai i Francës.

"Luftuam shumë dhe kemi punuar vërtet shumë, kemi pasur rënie dhe ngjitje, dhe e merituam vërtet medaljen. Jemi më tepër se të lumtur për medaljen e bronzit. Jam shumë i gëzuar, jemi shumë të gëzuar." - tha pas garës Stefan Nimke.

Në ditën e shtatë të Olimpiadës së Pekinit u zbuluan edhe rastet e para të dopingut në radhët e sportistëve të cilët kishin marrë pjesë në gara. Qitësit koreanoverior Kim Jong-Su që kishte fituar medaljet e argjëndta në dy gara me pistoletë iu morën medaljet pasi u konstatua se kishte përdorur një qetësues për të eleminuar dridhjet e dorës. Kurse gjimnastja vietnameze Do Thi Ngan u përjashtua nga garat, sepse në trupin e saj u konstatua një lloj diuretiku që përdoret shpesh për të maskuar përdorimin e dopingut.