1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Me telefon kundër krimit

Odise Kote25 Nëntor 2006

Nënshkrimi i një marrëveshjeje dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë në luftën kundër kriminalitetit po konkretizohet në terrenin konkret. Një numër telefoni është vënë në shërbim të qytetarëve në të dy anët e kufirit, për të denoncuar personat që kryejnë aktivitet kriminal

https://p.dw.com/p/Arat
Fotografi: DW


Bashkëpunimi dy palësh shqiptaro-grek në fushën e sigurisë e të rendit, por dhe të kufijve shtetërorë, po zgjerohet me veprime konkrete. Policitë e të dy vendeve Shqipëri e Greqi, janë duke ndërmarë masa konkrete për luftën kundër terorizmit e krimit të organizuar përgjatë kufirit shqiptaro-grek. Nënshkrimi i një marëveshjeje dypalëshe nga ministrat e brendshëm respektivë të të dy vendeve, po konkretizohet nga specialistët e teknicienët e policisë në terrenin konkret.

Takimi dypalësh realizuar pak ditë më parë në Janinë e Kakavije, i drejtorëve të policisë së shtetit shqiptar e grek, ka sjellë edhe veprime e para të bashkëpunimit dypalësh. Në pikëkalimin kufitar të Kakavijës do të vendoset skaneri oneline i lidhur me Interpolin europian për kontrollin e të gjithë hyrje-daljeve si dhe pajisje e tekonologji kontrolli përgjatë brezit kufitar.

Pas këtyre masave, një numër telefoni i sponsorizuar prej policisë së shtetit është vënë në shërbim të qytetarëve për të dy anët e kufirit, në Shqipëri e Greqi përmes të cilit mund të denoncohen personat që kryejnë aktivitet kriminal si dhe për të kërkuar ndihmën e policisë shqiptare e greke.

Masat e bashkëpunimit po shtohen edhe për faktin se pikëkalimet kufitare mes të dy vendeve janë në prag të përballimit të fluksit masiv të emigrantëve e udhëtarëve që do të lëvizin për festat e fundvitit. Të dyja policitë duket se po kujdesen mjaft për kufijtë e pikëkalimet kufitare pasiqë është identifikuar fakti i penetrimit dhe qarkullimit të elementëve teroristë në linjën lindje-perëndim përmes teritorit të të dy vendeve. Masat e mara synojnë të ngrejnë një perde të hekurt ndaj kërcënimit terrorist dhe grupeve kamikaze që lëvizin prej vendeve të lindjes në drejtim të Europës.