Me përkufizim të ri të interesave kombëtare | Evropa | DW | 08.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Me përkufizim të ri të interesave kombëtare

Presidenti i ri i Polonisë Lech Kaszinski, vjen sot të mërkurën në Berlin, vetëm pak ditë pas kritikës së tij të re kundër tubacioneve të gazit nga Rusia për në Gjermani. Politikani konservator do të takohet me kancelaren Angela Merkel, presidentin Horst Këhler dhe kryetarin e parlamentit Norbert Lammert.

Lech Kaszinski, President i Polonisë

Lech Kaszinski, President i Polonisë

Tani Berlinin e viziton një president polak qëndrimi i të cilit ndaj BE-së dhe fqinjëve perëndimorë ndryshon shumë nga ai i paraardhësit të tij Kwasnievski. Për kryeministrin e Polonisë Lech Kaszinski, vizita në Berlin nuk ka për të qenë argëtuese. Një gjysëm viti pas ndryshimit të qeverisë në duar të konservatorëve si në Varshavë ashtu edhe në Berlin janë larguar shpresat për ndryshim pozitiv në marrëdhëniet polako-gjermane.

Gazeta polake "Gazeta Wiborca" konstaton një statuskuo në marrëdhëniet bilaterale, një pakënaqësi politike, sidomos në Berlin, për faktin se gjestet gjermane ndaj polakëve kanë mbetur pa përgjigje. Presidenti Lech Kazinski e sheh përgjegjësinë më pak te vetja dhe më shumë te gjermanët.

"Mendoj, se suksesi do të varet, në se kancelarja gjermane Merkel dhe bashkëpunëtorët e saj do të pranojnë faktin se ndërmjet atyre që e kanë qeverisur Poloninë deri tani dhe atyre që qeverisin sot ka një ndryshim mental. Dhe këtë unë e them me respekt të plotë ndaj veprës së paraardhësit tim."

Presidenti i mëparshëm i Polonisë Alexander Kwasniewski, konsiderohej pa dyshim mik i gjermanëve dhe një përkrahës i zjarrtë i çështjes evropiane. Lech Kazinski nga ana tjetër do ta shohë BE përmes syzeve nacionale. Ajo që i shërben Polonisë si përshembull miliardat e ndihmës mirë, për kompromise BE të mos shpresojë në ndihmën e Kaszinskit.

Dhe përsa u përket gjermaneve presidenti polak me vizitën e tij më 8 mars, pas stacioneve si Vatikani, Praga, Parisi dhe Kievi i ka rimenduar edhe një herë prioritet në pejsazhin politik. Megjithëse Polonia është e varur nga bashkëpunimi me fqinjin perendimor si nga asnjë tjetër. Përshembull kur është fjala për idenë e dashur të Kazinskit për "Energjinë e Natos".

"Ka vende, për të cilët situata energjetike është një çështje e nxehtë nacionale. Por a do të thotë kjo që të mos bëhen përpjekje që të krijohet një politikë e përbashkët energjetike? Sigurisht që jo sepse solidariteti është një lidhje elementare ndërmjet shteteve, që bëjnë pjesë në BE."

Entuziazmi gjerman për propozimin polak është i përmbajtur. Një aleance evropiane energjetike, sipas modelit të NATO-s, me fjalë të tjera me perjashtimin e Rusisë si furnizuesi më i madh me gaz, nuk ka shanse në Berlin. Dhe jo në fund edhe një projekt i një qëndre nacionale kunder dëbimeve, i favorizuar nga lidhja gjermane e të dëbuarve në Berlin do të vihet në rend të ditës nga Kaszinski.

Por presidenti polak la me vetëdije të hapur, nëse do të mbështesë rrjetin për kujtim dhe solidaritet të thirrur në jetë nga presidenti i mëparshëm gjerman Johannes Rau. Presidenti polak nuk duhet vetëm të kerkojë, ai duhet edhe të ofrojë, thotë Thomas Stanbrowski i qëndres polake për marrëdhënie ndërkombëtare: "Besoj, se sinjalet pozitive që kanë ardhur nga Berlini muajt e fundit, vazhdojnë të mbeten pa përgjigje dhe kjo më bën merak."

  • Data 08.03.2006
  • Autor Thomas Rautenberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBv
  • Data 08.03.2006
  • Autor Thomas Rautenberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBv