″Me përfundimin e mandatit të EUFOR-it nuk merr fund ndihma për Kongon″ | Gjermania | DW | 28.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

"Me përfundimin e mandatit të EUFOR-it nuk merr fund ndihma për Kongon"

Ministri gjerman i mbrojtjes, FranzJosef Jung përfundon bisedimet në Kongo

Franz Josef Jung në Kongo

Franz Josef Jung në Kongo

Ministri gjerman i mbrojtjes Franz Josef Jung u kthye të mërkurën nga vizita e tij treditore në Afrikë. Pas bazës së Bundesverit në Xhibuti ai vizitoi Republikën Demokratike të Kongos. "Deri me 30 nëntor do të ndërpresim ndihmën tonë", tha Jung pas bisedimeve në kryeqytetin e Kongos Kinshasa. Si shembuj ai dha ndihmën në pergatitjen ushtarake, mbështetjen e policisë evropiane dhe ndihmën për zhvillim. Ai e hodhi poshtë zgjatjen e mandatit të trupës evropiane me rreth 780 ushtarë gjermane në kuadër të misionit evropian EUFOR për sigurimin e zgjedhjeve presidenciale.

Presidenti i shtetit të Kongos Josef Kabila e injoroi bisedën e planifikuar me mikun nga Gjermania të martën në mbrëmje. Një orë e gjysëm Jung priti në rezidencen e ambasadorit gjerman në Kinshasa, por më kot. Presidenti njoftoi se të merkurën duhet të shkojë me avion në një samit. Jung nuk e dha veten. Një gazetar donte ta dinte, në se ai është personalisht i prekur,apo jo.

"Jo". Por supozohet, se takimi i Jungut me kontrahentin e Kabilës, me zv.presidentin Jean-Pierre Bemba, të ketë shkaktuar refuzimin e presidentit aktual Kabila. Të marrësh për bazë si shkak vetëm raportet në Afrikë, do të ishte shumë siperfaqësore, mendojnë ekspertet e ketij kontinenti. Sidoqoftë Bemba pas takimit me ministrin gjerman të mbrojtjes falënderoi me përzemërsi për pjesëmarrjen gjermane në trupën e Euforit për sigurimin e zgjedhjeve në Kongo dhe u lut për vazhdimin e mandatit të kufizuar deri më 30. 11. Bemba tha se: "Ai nuk duhet të përfundojë para dhjetorit, apo janarit. Ndoshta misioni mund te transformohet në programe trajnimi për ushtrinë tonë apo gjera të ngjashme. Duhet parë, tha Bemba."

Ministri i mbrojtjes, Jung duket se nuk është kunder të një bashkepunimi ushtarak, por do t´i përmbahet perfundimit të mandatit. Sepse misioni nuk ka synim tjetër pertej mbështetjes së zgjedhjeve. "Pra tani kemi një mandat për kater muaj nga ana e KS të OKB-së dhe nga ana e parlamentit gjerman. Dhe unë shpresoj, se gjatë kesaj kohe mund ta zbatojmë detyren tone, sepse detyra jone eshte, garantimi i zgjedhjeve demokratike. Kam mirëkuptim për një dëshirë, që te vazhdojmë te jemi aktiv edhe pas kësaj, por per kete duhet të theksoj ne do te vazhdojmë të ndihmojmë edhe si BE, keshtu që me perfundimin e operacionit të Euforit nuk do të nderpritet ndihma për Kongon."

Tani edhe perfaqesia parlamentare është në harmoni, persa i perket mandatit në Kongo. Asnjë nga të shtatë deputetët prej të gjitha partive të perfaqësuara në parlament, që e shoqeruan Jungun gjatë udhetimit nuk e vuri në diskutim kuptimin e misionit. Sidoqofte edhe kryetari i komisionit të mbrojtjes Ulrike Merten PSD shpreson për mbajtjen e premtimeve. "Kur balotazhi të kalojë me dhënien e rezultatit, atëhere deyra jone ka perfudnuar, manditi ynë ka mbaruar."

  • Data 28.09.2006
  • Autor Thomas Nehls
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqzD
  • Data 28.09.2006
  • Autor Thomas Nehls
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqzD