Me mire të vdes, sesa të kthehem – Përndjekja për shkak të dalllimit gjinor - Nga cikli i Dojçe Veles ″Migracioni në Gjermani″ (5) | Gjermania | DW | 28.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Me mire të vdes, sesa të kthehem – Përndjekja për shkak të dalllimit gjinor - Nga cikli i Dojçe Veles "Migracioni në Gjermani" (5)

Që nga një janari i këtij viti, Gjermnia e njeh përndjekjen për shkak të dallimit gjinor si dhe atë nga organet jo-shtetërore si arësye për fitimin e të drejtës së strehimit politik. Partia e Gjelbër e ministrit të jashtëm, Joshka Fisher, ishte ajo që nguli këmbë për këtë gjatë negociatave disavjeçare për ligjin e ri të migrimit. Me këtë rregullore të re u jepet një dritë shprese shumë grave ose burrave, që në vendet e tyre përndiqen e persekutohen, sepse kanë shkelur moralin shoqëror e janë bashkuar me njeriun që kanë dashur. Si për shembull, Puran Khani nga Irani. Zhanin Albreht na tregon historine e saj:

Pamje nga nje linçim me gure ne NIgeri (2002)

Pamje nga nje linçim me gure ne NIgeri (2002)

Puran Khani është duke lexuar një liber. Mbi tavolinën e vogël pranë divanit mban afër një fjalor gjermanisht-persisht. Në Teheran ajo ka qenë mësuese e anglishtes. Tani i duhet gjermanishtja per te organizaur jeten e re qe ka filluar ne ekzil. Që prej tre vjetësh jeton në një qytezë të vogël, në pritje të përgjigjes pozitive nga organet zyrtare. Në Teheran ajo ka qenë e dashuruar me një burrë tjetër.

"Kam qenë e martuar me dikë që nuk e doja. Nuk e kam dashur kurrë. Pastaj gjeta dikë tjetër, ku ndjeva që gjeta dashurinë," – rrëfen 45 vjeçarja.

Një mëkat, për të cilin në Teheran atë e pret dënimi me vdekje. Zyra federale gjermane megjithatë nuk ka pranuar t'ia njohë Khanit të drejtën e azilit. Problemi qendronte tek terminologjia. Nuk tha që kishte pasur marrëdhënie seksuale me atë që donte, pasi i vinte turp. Khani tani e thotë hapur, që ka dashur dikë në Iran, megjithëse po të kthehet me këtë deklaratë e pret linçimi me gurë, sqaron avokati i saj, Reinhard Marks:

"Fakti që zonja Khani e ka pranuar para organeve zyrtare gjermane, që ka patur një lidhje seksuale me dikë tjetër, mjafton për ta dënuar atë me vdekje."

Për gra si Puran Khani ligji i ri i migracionit jep një dritë shprese. Ky e njeh përndjekjen për shkaqe gjinore si aresye për të kërkuar strehim politik. Avokati Rheinhard Marks, shpreson që tani organet përkatëse do të merren më intensivisht me këtë çështje pasi ajo është ankoruar me ligj.

"50 vjet me radhë në Gjermani njihej vetëm përndjekja nga organet shtetërore, gjithçka ishte fiksuar rreth asaj që bënte shteti," – sqaron Marks.

Por problemi i besueshmërisë mbetet. Raste të tilla është e vështirë të dëshmohen me anë të dokumenteve. Ka raste, kur gjithçka varet nga nëpunësi që vendos. Puran Khani është në pritje, por pavarësisht se si do të vendosin organet zyrtare për të, ajo një gjë e di: Kthim pas, nuk ka! Me një pamje të lodhur nga tre vjet ankthi ajo thotë:

"Nuk do të kthehem më kurrë, më parë do të vrisja veten, se sa të kthehesha... "Në se keni pyetje rreth ligjit të ri të migrimit na shkruani në adresën:

Deutsche Welle
Albanische Redaktion
53110 Bonn.
Gjermani
Faks: 0049/228/429-4690
ose me email: shqip@dw-world.de

  • Data 28.02.2005
  • Autor Zhanin Albreht / as
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4R
  • Data 28.02.2005
  • Autor Zhanin Albreht / as
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4R