Me gjithë tronditjen londinezët i kthehen jetës së përditshme | Evropa | DW | 08.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Me gjithë tronditjen londinezët i kthehen jetës së përditshme

Megjithë disa kufizime metrotë e Londrës ishin sot sërish në punë

Megjithë disa kufizime metrotë e Londrës ishin sot sërish në punë

Edhe pse shumë banorë të Londrës i kanë ende përpara syve pamjet e njerëzve me fytyra të përgjakura apo të nxira prej karbonit si dhe janë ende të tronditur shumë njerëz iu rikthyen sot në mënyrë demonstrative jetës së tyre të përditshme.

"Natyrisht që kemi një ndjenjë jo të këndëshme, por s'kemi ç'bëjmë, - thonë dy gra të reja, mundësi tjetër nuk ka pra na duhet të marrim sërish tramvajin edhe pse nuk do të kishim qejf ta bënim këtë gjë kaq shpejt pas atentateve."

Ndërsa një burrë, që i ka përjetuar vetë shpërthimet e djeshme thotë se preferon të shkojë më mirë vetë një orë më këmbë për në punë. "Ishte zhurma më e tmerrshme që kam ndëgjuar ndonjë herë, - thotë ai, krisma më e fortë.

Ndërkohë nga tunelet e metrosë vazhdojnë të nxirren trupat pa jetë të viktimave. Kudo mbretëron frika se tuneli mund te shpertheje në rast se lëviz treni ndaj të cili u ushtrua dje atentati në njerin nder stacionet kryesore të Londrës, sepse bombat ishin te vendosura afer dyerve te trenave ne çanta shpine, që kishin jo më shumë se 5 kg lëndë eksplozive. Disa prej linjave të metrosë së Londrës sot nuk funksionuan.

  • Data 08.07.2005
  • Autor Carsten Vick
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDq
  • Data 08.07.2005
  • Autor Carsten Vick
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDq