Me bletë kundër minave | Evropa | DW | 06.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Me bletë kundër minave

Gjatë viteve të ardhshme në Kroaci pritet të deaktivizohen rreth 275.000 mina kundër njerëzve dhe mina kundërtanke. Pas luftrave në Ballkan këto mina gjenden në rreth 2% të territorit të Kroacisë. Meqënëse kërkimi i minave është tepër i mundimshëm dhe i rrezikshëm ekspertët kanë zhvilluar një metodë të re, e cila jo vetëm që mendohet se është efektive, por edhe se nuk i fut në rreziqe minakërkuesit.

Qendër stëvitore për bletët minakërkuese

Qendër stëvitore për bletët minakërkuese

Në Kroaci aktualisht përdoren për kërkimin e minave qenë minakërkues dhe automjete speciale. Metoda e kërkimit të minave me detektorë është më e sakta, por ajo kërkon shumë kohë. Ekipeve antiminë u duhet të kontrrollojnë centimetër për centimetër territorin e minuar. Vitin e kaluar me këtë metodë në Kroaci u ç'minuan vetëm 27 kilometra katrorë dhe kjo kushtoi 40 milionë euro.

Qendra kroate përpastrimin e minave ka kohë që është në kërkim të rrugëve të reja për zbulimin e minave. Marko Ivanovic, zëvendësdrejtori i kësaj qendre, thekson se shpreson tek mbështetja e bletëve minakërkuese, të cilat po stërviten për këtë në kuadër të një programi special:

"Bletët janë të rëndësishme dhe unë shpresoj se ky projekt ndoshta nuk do t'i shërbejë Kroacisë por të paktën vendeve të tjera, sepse në botë ka sot 100 vende të minuara."

Në këtë drejtim janë të mirëprituar të gjitha idetë. Por përdorimi masiv i bletëve për gjetjen e minave do të ketë nevojë edhe për disa kohë, sqaron Nikola Kesic, profesor pranë Fakultetit Bujqësor të Universitetit të Zagrebit. Ai është drejtuesi i këtij projekti dhe i njeh edhe shancet edhe vështirësitë e kësaj procedure:

"Çështja nuk është aq e thjeshtë, sepse minat nuk mbajnë ndonjë erë të fortë. Ne kemi dy vjet që punojmë në këtë drejtim dhe deri tani jemi të kënaqur me eksperimentin, por na mbeten ende disa gjëra për të bërë që të gjejmë metodën më të mirë."

Prof. Kesic sqaron se në rastin e bletëve veprohet si në rastin e qenëve të kufirit apo të policisë. Bletarët i ushqejnë superbletët e përfshira në ekperiment me sherbet dhe njëkohësisht i spërkasin ato edhe me një gaz që përmban pluhur të lëndës eksplozive TNT. Në gjuhën e shkencës ky proces quhet kondicionim. Bletët mësohen me këtë erë dhe me faktin se kur drejtohen në atë vend ku vjen kjo erë, gjejnë ushqim të bollshëm. Pra kur lëshohen në natyrë nuk u drejtohen më luleve për të mbledhur nektar por vendeve ku gjenden mina, sepse shpresojnë se aty do të gjejnë ushqim të bollshëm. Në eksperimentet për kondicionimin artificial të bletëve shkencëtarët bazohen në përvojën rreth sjelljes së bletëve, të cilat janë tepër nazilie dhe të ndjeshme kundrejt aromave. Kështu p.sh. është konstatuar se në kohën kur lulëzojnë blirët, bletët shkojnë për të mbledhur nektar vetëm tek këto lule, pavarësisht se përreth mund të ketë edhe lule të tjera.

Në rastin e bletëve minakërkuese të mësuara pre me erën e TNT-së kjo do të thotë se ato grumbullohen në vendin ku ka mina. Lokalizimi i trajetores së fluturimit të bletëve nuk mund të bëhet me sy të lirë. Prandaj fluturimi i bletëve ndiqet përmes kamerave me rreze infra të kuqe. Më pas bëhet krahasimi i këtyre filmimeve dhe përcaktohet territori që është i minuar.

Prof. Kesic thekson se bletët janë relativisht të lira dhe ato mund t'i mësosh lehtë që të orientohen drejt një ere të caktuar dhe është shumë i bindur se ky projekt kërkimor do të ketë sukses: "Ne duam që këtë metodë të kërkimit të minave t'ua prezantojmë dikur organizatave ndërkombëtare në mënyrë që të pranohet zyrtarisht."

Ekspertët e qendrës kroate për çminimin punojnë edhe për zhvillimin e metodave të tjera të reja si p.sh. për krijimin e sensorëve aromatikë elektronikë etj.

Mirko Ivanucic thekson se çdo metodë e re që zhvillohet është e rëndësishme edhe për Kroacinë ato ndoshta do të jenë të vonuara. Deri në fund të vitit pritet që të jenë çminuar 28 kilometra katrorë, pra diçka më tepër se vitin e kaluar. Deri në vitin 2010 pritet që prej minave të jenë pastruar të paktën të gjitha zonat e banuara, rrugët si dhe tokat bujqësore. Gjithësesi disa zona të thella të Kroacisë dop të mbeten të rrezikshme prej minave për vite me radhë.

  • Data 06.07.2006
  • Autor Gerwald Herter
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAh
  • Data 06.07.2006
  • Autor Gerwald Herter
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAh