1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Trenat e shpejtësisë së lartë në Evropë dhe siguria e tyre

Hans-Günter Kellner/Lindita Arapi26 Korrik 2013

Spanja përjetoi katastrofën e tretë më të rëndë në historinë e aksidenteve në shina. Rreth 70 vetë humbën jetën. A mundte ta ndalonte sistemi europian i sigurisë, ERTMS, daljen nga shinat në Santiago de Compostela?

https://p.dw.com/p/19Eca
ALTERNATIVER ZUSCHNITT: Workers stand beside the train engines at the site of a train crash in Santiago de Compostela, northwestern Spain, July 26, 2013. The driver of a Spanish train that derailed, killing at least 80 people, was under police guard in hospital on Friday after the accident, which an official source said was caused by excessive speed. REUTERS/Miguel Vidal (SPAIN - Tags: DISASTER TRANSPORT)
Fotografi: Reuters

Mari ishte duke nderur rrobat në kopshtin e saj në Angrois, kur "një predhë zhurme dhe pluhuri kishte marrë vrull drejt meje", tregon ajo. Kështu e përjetoi ajo të mërkurën në mbrëmje aksidentin e trenit, ku më shumë se 90 vetë humbën jetën dhe më shumë 180 të tjerë u lënduan. Vendi i aksidentit është vetëm pak kilometra larg destinacionit të pelegrinazhit, Santiago de Compostela. Forca e veprimit tek treni i shpejtësisë së lartë ka qenë kaq e madhe, saqë e ngriti një vagon lart dhe nga pesë metra lartësi e hodhi në rrugën pranë.

Arsyeja e aksidentit dihet: "Tejkalim i shpejtësisë". Gazeta spanjolle "El Pais" zotëron kasetën e regjistruar të një bisede mes makinistit dhë një centrali të hekurudhës. Aty flet makinisti, i cili trenin me 218 udhëtarë e fut në një kthesë të ngushtë me një shpejtësi 190 km/orë, ndërkohë që të parashkruara janë 80 km/ në orë. Sipas El Pais biseda ka ndodhur me makinistin pas aksidentit, kur ai qëndronte i izoluar në kabinë dhe ende nuk e dinte përmasën e katastrofës. "Po qe se ka të vdekur, atëherë shkaktar jam unë", ka thënë ai.

Sigurohet blackbox - kutia e zezë

Autoritetet nuk e kanë konfirmuar këtë bisedë, por edhe ato shohin si arsye shpejtësinë e lartë të trenit si shkak të aksidentit. Në videon e një kamere vëzhgimi shihet se si treni hyn më shpejtësi të madhe në kthesë, por jo lokomotiva, por vagonët që dalin nga shinat.

Fillimisht kanë dalë nga shinat vagonat dhe pastaj lokomotiva
Fillimisht kanë dalë nga shinat vagonat dhe pastaj lokomotivaFotografi: picture-alliance/dpa

Manuel Nicolas, zëdhënës i sindikatës së hekurudhave spanjolle Comisiones Obreras, paralajmëron nga nxjerrja e konkluzioneve të përshpejtuara. Edhe po qe se makinisti ka pranuar shpejtësinë e lartë, kjo nuk do të thotë se ai do të pranojë fajin, thotë ai. Sistemet e sigurisë e përjashtojnë mundësinë, që ka qenë një arsye e vetme në këtë katastrofë. Rezultate të tjera mund të ofrojë kutia e zezë. Gjykatësi e ka siguruar këtë si provë ndërkohë.

Mungonte një sistem modern sigurie

Edhe Manuel Nicolas pranon: Në tren vërtet është instaluar një sistem modern sigurie, që mund të ndërhynte në momentin e duhur, por jo tek shinat në kthesën e rrezikshme. Kjo, megjithëse treni pak para katastrofës duhej të frenonte nga 200 km në 80 km në orë. "Sistemi Europian i Menaxhimit të Trafikut të Shinave" (ERTMS) duhej t'i kishte aktivizuar automatikisht frenat. Por pikërisht në vendin e fatkeqësisë qëndron ende i instaluar një sistem i vjetër kontrolli, që vetëm mund të japë sinjale paralajmëruese.

Për arsye të tjera vetëm mund të spekulohet. Në hyrjet e qyteteve makinistët i komandojnë vetë trenat, thotë Nicolas. "Po qe se një tren duhet të frenojë fuqishëm kaq shpejt, atëherë është i rëndësishëm një sistem kontrolli sigurie". Juan Jesus Garcia Frailes nga sindikata e makinistëve kërkon më shumë investime në sigurinë e shinave spanjolle. Futjen e sistemit ERTMS, Komisioni Europian e ka vendosur që në vitin 2005. Ky duhej të lehtësojë trafikun ndërkufitar të shinave dhe për realizimin e tij janë planifikuar 12 vjet.

Kryeministri Mariano Rajoy dhe presidenti rajonal i Galicias Alberto Nunez në vendngjarje
Kryeministri Mariano Rajoy dhe presidenti rajonal i Galicias Alberto Nunez në vendngjarjeFotografi: picture-alliance/dpa

Aksidenti i tretë më i rëndë në historinë e Spanjës

Në Spanjë rrjeti hekurudhor që nga viti 2005 nuk është pjesë e Hekurudhës Shtetërore Spanjolle, Renfe, por një firme publike, Adif, me qëllim të rritjes së konkurrencës në trafikun e pasagjerëve dhe mallrave. Sistemi modern europian i menaxhimit të shinave ekziston në 1786 kilometra shina spanjolle, sipas Adif, më shumë se në çdo vend tjetër europian. Por Adif nuk është prononcuar për mungesën e këtij sistemi në vendin e aksidentit.

Aksidenti i së mërkurës është i treti, më i rëndi, në historinë e hekurudhës spanjolle. Në vitin 1944 më shumë se 100 vetë humbën jetën, kur një tren pasagjerësh u përplas me një lokomotivë në një tunel në Leon. Regjimi i Frankos u përpoq ta zbuste fatkeqësinë duke bërë fjalë për 78 të vdekur. Ndërsa në vitin 1972 në Sevilla humbën jeten 86 njerëz nga një përplasje trenash. Së fundmi në vitin 2006 një tren intercity në afërsi të Palencias doli nga shinat, duke shkaktuar vdekjen e shtatë vetëve.