1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

220109 Guantanamo Juristische Probleme

Jens Borchers22 Janar 2009

Sipas dëshirës së Barak Obamas, Guantanamo duhet të mbyllet. Po ku të futen të burgosurit? Presidenti i SHBA mund të hyjë me këtë temë në një zonë të minuar juridike.

https://p.dw.com/p/GeDY
Guantanamo
GuantanamoFotografi: AP

120 ditë- Obama dhe këshilltarët e tij i kanë lënë kohë vetes. Kjo kohë edhe do t'u duhet atyre urgjentisht, për ta zgjidhur problemin e Guantanamos. Proceset speciale gjyqësore të komisioneve ushtarake janë tepër të diskutueshme, mendon për shembull majori David Frakt, një avokat ushtarak, i cili mbron të burgosurit e Guantanamos i ngarkuar nga ministria amerikane e mbrojtjes: "Kemi të bëjmë me një sistem jo korrekt, të manipuluar. Prokurori ushtarak, në procesin kundër mandantit tim Mohamed Javad, për shembull, kërkoi të transferohej. Ai nuk mund ta mbronte më faktin që në këtë proces nuk kishte dëshmi të verifikueshme"

Shumë avokatë ushtarakë, oficerë në shërbim të Pentagonit, kanë kërkuar herë pas here që të shpërbëhen komisionet ushtarake. Pikërisht ky është tani synimi i qartë i presidentit Obama. Me këtë megjithatë shtrohet pyetja për gjetjen e një alternative. 245 vetë vazhdojnë të mbahen në Guantanamo. Më shumë se 70 prej tyre duhet të gjykohen. Por: përpara cilit gjyq?

Sarah Mendelson, eksperte e Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, thotë: para gjykatave fare normale penale në SHBA. Ajo u referohet shifrave dhe fakteve: në proceset gjyqësore para komisioneve ushtarake deri tani janë dënuar 3 vetë, për shkak të akteve penale terroriste, thotë Mendelson: "Në sistemin juridik penal amerikan, që prej vitit 2001 ka pasur gjithsej 145 dënime për raste të terrorizmit ndërkombëtar. Në këtë kuptim, gjykatat penale kanë një bilanc më të mirë."


Por zgjidhje e thjeshtë kjo nuk është. Sepse në shumë raste të Guantanamos mungojnë materialet e mjaftueshme dëshmuese, thotë Mendelsoni: "Këto nuk janë dëshmi, por rezultate, të cilat janë nxjerrë nën tortura. Këto nuk mund të përdoren para një gjykate për çështje penale. Prandaj, në disa raste me siguri që duhen të ngrihen ekipe prokurorësh dhe agjentësh të FBI-së, të cilët kanë mbledhur dëshmi të reja."


Edhe vetëm kjo do të jetë boll e vështirë. Por ka edhe raste të tjera problematike. Për shembull rasti i deri 135 të burgosurve të Guantanamos, të cilët në fakt duhet të lirohen. Administrata e Bushit ka pohuar gjithmonë se nuk di ç'të bëjë me ta. Vendet e origjinës së tyre supozohet se refuzonin t'i pranonin. Alternativa mund të ishte që ata të liheshin të lirë në SHBA. Por politikisht, kjo është shumë, shumë delikate. Për vite të tëra administrata e Bushit kishte pohuar se atje ndodheshin vetëm më të këqijtë e më të këqijve. Në këto kushte tani natyrisht është e vështirë të thuhet: ne do t'u japim këtyre njerëzve tani azil në SHBA.

(AUD/ACA)