Mbushen pesë vjet nga fillimi i operacionit të Nato-s ′Active Endeavor′ | Evropa | DW | 16.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Mbushen pesë vjet nga fillimi i operacionit të Nato-s 'Active Endeavor'

Patrullimet në Detit Mesdhe pas atentateve terroriste të 11 shtatorit 2001 kundër SHBA kanë ndihmuar edhe në luftimin e trafikëve ilegalë dhe pastrimin e zonës nga minat e Luftës së Dytë Botërore

Mesdheu më i sigurtë që prej fillimit të operacionit të Nato-s 'Active Endeavor'

Mesdheu më i sigurtë që prej fillimit të operacionit të Nato-s 'Active Endeavor'

"Nuk kam asnjë dyshim se prania e burimeve të Nato-s dhe partnerëve të saj në Mesdhe gjatë pesë viteve të shkuara ka patur ndikim vendimtar tek ata të cilët mund të kenë patur plane për sulme në këtë anë të Atlantikut" u shpreh komandanti i operacionit 'Active Endeavor' zv.admirali Roberto Cesaretti.

Operacioni 'Active Endeavor' lindi pasi SHBA iu referuan nenit 5 të Traktatit të Aleancës Veri Atlantike sipas të cilit një sulm kundër një anëtari të Nato-s konsdierohet si sulm ndaj të gjithë anëtarëve. Që prej vitit 2001 më shumë se 1.200 ushtarë të stacionuar në fregata, nëndetëse dhe avionë zbulues të vënë në dispozicion nga vendet anëtare, kanë patrulluar Mesdheun me qëllim parandalimin e akteve terroriste. Misioni ka kontribuar gjithashtu në zbulimin e trafikëve të drogës, armëve, njerëzve, piraterisë dhe imigracionit ilegal në zonën e Mesdheut si dhe në pastrimin e saj nga minat e mbetura që prej Luftës së Dytë Botërore. Shumë vende jo anëtare të Nato-s kanë marrë pjesë në operacion përfshirë Rusinë dhe Ukrainën. Informacione janë shkëmbyer edhe me Shqipërinë, Algjerinë dhe Marokun.

  • Data 16.12.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar9L
  • Data 16.12.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar9L