Mbretëria mbetet pa mend | Evropa | DW | 11.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Mbretëria mbetet pa mend

Princi Charles martohet me Camilla Parker Bowles

default

Lidhja e dashurisë ndermjet trashëgimtarit të fronit britanik princit Charles dhe Camilla Parker Bowles po kurorozohet tani me martesë. Kurorëzimi në gjendjen civile do të bëhet me 8 prill në keshtjellën Windsor, njoftoi zyra e princit të entjen. Ceremonia kishtare nuk është parashikuar. Mbretëresha Elisabeta e Dyte deklaroi, se gëzohet për martesën dhe i uron çiftit nga zemra të gjitha të mirat. Kryeministri Toni Blair transmetoi urimet në emër të qeverisë.
Kur Kamila u martua në vitin 1973 me oficerin Andrew Parker Bowles, princit të ri Charles iu thye zemra. Ai ishte penduar thellë, që nuk i kishte propozuar më parë të martohej dhe në vend të kesaj u bë më vonë fatkeq me Dianën. Camila mbeti dashuria e madhe e jetës së tij. "Nuk e di si do ta duroj, të dielën mbrema pa ty," i qante ai së dashurës në telefon, "dua të jem me ty."

Princi i pabesë dhe e dashura e tij kishin një reputacion shumë të ulët në popull, ndersa Diana shkelqente gjithnjë e më shumë dhe pas vdekjes së saj u bë "mbreteresha e zemrave."
Prandaj mundesia e marteses mbeti për një kohë të gjatë çështje delikate, por ndërkohë shumica e britanikëve është pajtuar me faktin, që Kamila siç e formuloi një herë Charlsi "është një pjesë e padiskutueshme e jetes sime".

"Unë i kam konsideruar prej kohesh si çift, prandaj nuk jam e shokuar."

"Po ata jetojnë bashke, kështu që edhe duhet të martohen."

"Jeta është e shkurtër dhe duhet shijuar. U uroj fat të dyve."

Njërezit nuk janë edhe aq të befasuar, meqenëse Kamila nuk do të jetë mbretereshë, nqs Charles do të hipte në tron, por bashkëshortja princeshe. Me 8 prill Charles dhe Kamila do të martohen në pallatin Windsor.

"Kjo do të jetë padyshim martesa e vitit", mendon Richard Fitzwilliams i revistes "Who ´s Who", "dhe ata kanë të drejtë për këtë, kjo është absolutisht e rendesishme për të ardhmen e monarkisë."

Princi Charles ka zgjedhur dje tek një argjendar në Londer unazat e martesës.

"Si ndjeheni?"

...donte të dinte masa e reportereve. Charles, ka thenë se është shumë i emocionuar. Bijtë e tij princat William dhe Harry janë të entusiazmuar. Nëna e tij mbreteresha ka hequr dorë nga rezistenca kunder Kamilës. "Burri im Konti i Edinburgut dhe unë jemi të lumtur", bëri ajo të ditur.
Edhe nga politika erdhen shumë urime. Kryeminsitri Toni Blair foli në emër të të gjithë qeverisë për një lajm të gëzuar.

Edhe dhoma e poshte në parlament ka shprehur urimet më të përzemerta të parlamentarëve.

Pas 35 vjetesh një dashuri e madhe përfundon me Happy End. Shumica e vartesve të madhërisë së tij e kanë pranuar Kamilën. Jo si mbretereshe, por si bashkeshorte të trashëgimtarit të fronit.

  • Data 11.02.2005
  • Autor Holger Senzel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArF8
  • Data 11.02.2005
  • Autor Holger Senzel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArF8