Mbretëresha angazhohet për mbrojtjen e ambjentit | Gjermania | DW | 03.11.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Mbretëresha angazhohet për mbrojtjen e ambjentit

Dita e dytë e vizitës se Elisabetës së dytë në Gjermani

default


Mbreteresha britanike Elisabet II qëndron në Gjermani në një vizitë treditore. Dita e dytë e vizites shteterore filloi sot me një shetitje të shkurter. Mbreteresha dhe bashkeshorti i saj princi Filip u nisen nga hoteli Adlon në Berlin për në ambasaden britanike aty pranë. Aty mbreteresha Elisabet II hapi një konference për klimën.
Tinguj të njohur e shoqeruan mbretereshen Elisabeth për në ambasaden britanike sot. Aty ajo hapi konferencen gjermano-britanike të klimës, politikisht stacioni më i rëndësishem i vizites së saj të dytë në Gjermani.
Qeveritë në Londer dhe Berlin konsiderohen si iniciatore të mbrojtjes nderkombetare të klimës. Kryeministri toni Blair do ta shfrytezoje presidencen e G8 vitin e ardhshem për ta çuar perpara kete temë në agjenden politike.
Mbreteresha e vetedijshme per mbrojtjen e ambjentit deshi ta hapte vete konferencen. Me te ishte dhe Klaus Tëpfer drejtori i programit të OKB-së për mjedisin.
"Të takosh mbretereshën ketu në Berlin në këtë konference është e mrekullueshme. Gezohem shumë, që mbreteresha identifikohet vete me kete çeshtje. Ajo tregon keshtu, se ne duhet të veprojmë."
Insitutet shkencore të të dy vendeve do të bashkepunojnë në të ardhmen edhe më ngushtë në mbrojtjen e klimës. Për bashkëpunim u bë fjalë edhe në fund të ditës së parë të vizitës. Të dyja palët lavderuan marrëdhëniet e mira dhe presidenti gjerman Horst Këhler simpatinë që mbreteresha gezon ketu:
"Shkelqësi, ju keni treguar gjithnjë interesim për ne gjermanet. Ne ju respektojmë dhe ju vleresojmë, sepse që prej një gjysem shekulli misheroni me dinjitet të madh kombin tuaj krenar. Sepse ju personalisht jeni angazhuar pas luftes për pajtimin e popujve tane."
Shpesh marrëdhënia gjermano-britanike është dëmtuar nga prezantimi armiqësor i gazetave bulevardeske sidomos në Londer. Keshtu keto dite aty lexoje se Gjermania pret që Elisabeta të kerkojë falje për sulmet e bombave britanike në luften e dyte boterore.
Kancelari gjerman Schrëder duhet t´i kete siguruar mbretereshes
se kjo është absurde. Mbreteresha vendosi një kurorë në monumentin perkujtimor për viktimat e luftes në Berlin, në kujtim të të gjithë të vrarëve dhe e permendi kete temë në banketin shteteror.
"Nqs kujtojmë vuajtjen e tmerrshme të luftes në të dyja anët, atehere kuptojmë se sa e kushtueshme është paqja, që kemi krijuar në Evropë që nga viti 1945.
Pajtimit i sherben edhe një koncert madhështor në filarmoninë e Berlinit sonte në mbremje, në të cilin do të mblidhen para për rindertimin e kishes së zonjës së Dresdenit, të cilët kanë shkaterruar britaniket gjatë luftës. Më parë mbreteresha do të vizitojë Potsadamin, më saktë pallatin Cecilienhof, vendin e konferences së Potsdamit.

  • Data 03.11.2004
  • Autor Jens Thurau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5S
  • Data 03.11.2004
  • Autor Jens Thurau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5S