1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mbi sigurinë në Kosovë

Ajete Beqiraj30 Mars 2007

Komandanti i përgjithshëm i forcës ndërkombëtare në Kosovë, gjenerali gjerman Roland Kather, pohon se KFOR-i do të qëndrojë me mision dhe forca të pandryshueshme edhe për gjashtë muajt e ardhshëm.

https://p.dw.com/p/ArX3
Ushtarë gjermanë të KFOR-it në Kosovë
Ushtarë gjermanë të KFOR-it në KosovëFotografi: picture-alliance/ dpa

KFOR-i, forcë ndërkombtare e udhëhequr nga NATO-ja, përgjegjëse për vendosjen dhe mbajtjen e sigurisë në Kosovë, filloi misionin dy ditë pas miratimit të rezolutës 12/44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me 12 qershor te vitit 1999. Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali Roland Kather flet për planet pas miratimit të rezolutës së re për Kosovën.

„Pas miratimit të rezolutës së re, do të jetë një përiudhë tranzitore prej 120 ditësh. Këshilli i NATO-s ka vendosur që NATO-ja të rri me një mandat, forcë, mision dhe me një organizim të njëjtë edhe për gjashtë muajt e ardhshëm. Pra, nuk do të ketë asnjë ndryshim brenda vitit 2007. Diku, në fund të 2008-tës, do të shohim, varësisht nga situata në Kosove. Por, unë personalisht mendoj se do të qëndrojmë një kohë të
gjatë që të kujdesemi për sigurinë tuaj“.

„Nuk kemi nevojë për një perforcim, ngase situata e sigurisë në Kosovë është e kënaqshme. Në rast të përkeqësimit ne bashkë me SHPK-në jemi të gatshëm që
të reagojmë në kohë dhe në mënyrë të duhur“-deklaroi të enjten në Prizren, gjenerali gjerman Erich Pfeffer, duke pohuar se stacionimi i bataljonit shtesë prej 600
ushtarëve gjermanë, në Kosovë, është bërë vetëm me qëllim të trajnimit të përbashkët me ushtarët e tjerë të shteteve anëtare të NATO-s.

“Këta nuk do të veprojnë në zonën e përgjegjësisë së Dërgatës Ushtarake-Jug, siç ishte e planifikuar. Këto forca rezervë, qëllimi I ardhjes së të cilave është trajnimi I përbashkët me ushtarët e vendeve të tjera anëtare të NATO-s, ndërkohë janë të përqëndruara në lindje“-thotë komandanti i Dërgatës Ushtarake Shumëkombëshe-Jug, me seli në Prizren, gjenerali Pfeffer në konferencën e parë për media, që nga marrja e komandës mbi këtë forcë shumëkombëshe. Ai, me këtë rast mohoi se zëvendësimi i parakohshëm I parardhësit të tij (I pari kësisoji që nga vendosja e trupave gjermane në Kosovë), të ketë lidhje me zhvillimet aktuale politike. Ndërkohë, ai vuri në pah se komandanti I ardhshëm i Dërgatës Ushtarake-Jug, në krye të së cilës ishin vetëm gjeneralë të Bundesverit, për herë të parë do të jetë një gjeneral turk.

Shkrimet e disa mediave për përtëritjen e kampeve në Maqedoni për serbët të cilët pas shpalljes së pavarësisë pritet të lëshojnë vatrat e veta, i quajti spekulime dhe të pabazë. Pohimet e disa mediave gjermane se në Kosove deri me tani janë lënduar me shumë se njëmijë ushtarë, i cilësoi „statistika joreale“. Shpërthimet nëpër Kosovë, përfshirë këtu edhe shpërthimin në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, gjenerali i quajti akte kriminale të cilat KFOR-i së bashku me SHPK-në do t’i ndalojë.

Gjenerali i vlerësoi si joreale deklaratat e disa krerëve serb për një luftë në Kosovë, përderisa pyetjes nëse Serbia paraqet rrezik ushtarak për Kosovën, ushtaraku i lartë gjerman ka thënë se kjo mundësi nuk është reale dhe Serbia nuk paraqet asfarë rreziku për Kosovën.

Ne po negociojmë një proces normal demokratik dhe KFOR-I do ta kryej misionin e tij, drejt dhe paanshmërisht, pa marrë parasysh etninë, besimin, ngjyrën dhe gjininë-deklaroi komandanti I KFOR-it, gjenerali Roland Kather të martën në Deçan. “Por,
atyre pak njerëzve që mendojnë se dhuna do të sjell tek zgjidhja e qështjeve me shpejt se toleranca dhe proceset demokratike, do t’u thosha: Kjo nuk është rruga! Sepse, në raste të tilla, KFOR-i do të reagojë shpejt, ashpër dhe me vendosmëri. Dhe, kjo duhet të jetë e qartë për secilin“!